Lahi Ibrahimaj: Po do t’i përgjigjem Gjykatës Speciale

Aktuale

Lahi Ibrahimaj: Po do t’i përgjigjem Gjykatës Speciale

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:42
Lahi Ibrahimaj

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini, Lahi Ibrahimaj është i ftuari i radhës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.

Ai ka pohuar për KosovaPress, se ka marrë këtë ftesë nga dhomat e specializuara, dhe se do të intervistohet këto ditë nga prokurorët.

“E kom marrë ftesën, jemi në organizim të procedurave. Do të shkoj. Votën si deputetë e kam dhënë kundër kësaj gjykate, sepse një Kosovë, një UÇK,  nuk e meriton këtë gjykatë. Vota ime është kundër, por shumica e Parlamentit të Kosovës kanë vendosur ndryshe, unë e respektoj votën e shumicës dhe do të shkoj. Nuk është e specifikume se në çfarë cilësie jam i ftuar nga Gjykata Speciale”, ka thënë Ibrahimaj për KosovaPress.

Ibrahimaj ka refuzuar të tregoi se kur është data që do të intervistohet, madje nuk ka treguar se edhe në çfarë cilësie është i ftuar, siç tha ai, nuk është e specifikuar. Megjithatë, ai ka thënë se do të dëshmojë pafajësinë e UÇK-së.

“Një që ta bëjë të qartë se si nuk i kam turpru bashkëluftëtarët e mi edhe familjarët e mi që janë vrarë, kur kam qenë herën e parë, nuk kom me i turpru edhe kësaj radhe. Unë UÇK-në kom me bo krenare”, ka përfunduar Ibrahimaj.

Kujtojmë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.

Ndryshe, para pak javësh, prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtuar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat