Ministri Bytyqi merr vendim: Çdo institucion arsimor, të ketë kutinë e ankesave

Aktuale

Ministri Bytyqi merr vendim: Çdo institucion arsimor, të ketë kutinë e ankesave

Nga: K.M Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:13
Ministri Shyqyry Bytyqi

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjiës së Kosovës, Shyqyri Bytyqi, sot ka njoftuar se ka marrë një vendim, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e kualitetit në arsim, ka urdhëruar vendosjen e kutiave të ankesave nëpër çdo institucion arsimorë.

Ja njoftimi i ministrit Bytyqi.

Të dashur qytetarë,

Sot kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.

Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit).

Këtë vendim, e kam marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat