Prapa skenës së luftës së Prishtinës për pushtet qëndrojnë shërbimet e huaja informative: Nën kontrollin e kujt janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj?

Aktuale

Prapa skenës së luftës së Prishtinës për pushtet qëndrojnë shërbimet e huaja informative: Nën kontrollin e kujt janë Thaçi, Veseli dhe Haradinaj?

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Ndonëse mund të krijohet përshtypja se lojtarët kryesor të Kosovës janë të dashur të perëndimit dhe në raporte të mira me ta, nga Berlini te Brukseli dhe Uashingtoni, kjo nuk është ashtu pasi thuhet se tre liderët punojnë bashkë po secili lufton për më shumë fuqi në Prishtinë.

Sipas njohurive gjermanët i ikin Hashim Thaçit dhe Berlini nuk mund të ja fal që para disa viteve ka tradhtuar agjentët e BND-së.

Nga atëherë presidenti i institucioneve të përkohshme për administratën gjermane nuk është partner i besueshëm dhe nuk luajnë me te. Gjermania ka qëndrim strikt edhe lidhur me ide për kufizim dhe shkëmbim të territoreve që nuk mund të kaloj, Thaçi përndryshe fol vazhdimisht për këtë ide dhe ai është në kontakt me këshilltarin e presidentit amerikan Tramp Xhon Bolton” shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”

Kjo do të thotë se atë e kontrollon administrate e presidenti amerikan. 

Në ShBA një pjesë e administratës është kundër korrektimit të kufijve dhe modelit të kësaj zgjidhje në Ballkan, por Bolton po mbështet këtë tregim.

“Ndër shqiptarët e Kosovës pak a shumë është promovuar qëndrimi i Thaçit dhe mbështetja nga Amerika dhe marrëveshja me Beogradin ia zgjat jetën” Është fakt se ne mbështesim Amerikanë, por dhënia e territorit Thaçit nuk i sjell poena në terren, pasi gjykata i rri mbi kokë me gjithë raportin me amerikanët” thotë “Blic”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më së shumti dëgjon vëllaun e vetë Dautin . Atë e “mbajnë” britanikët” ndonëse jo direkt. Lidhja mbahet përmes Ardian Gjinit zëvendësit të tij në AAK që është nënshtetas britanik

“Britanikët kanë qëdrim të fortë se nuk ka shkëmbim dhe atë e mbështet edhe Haradinaj. Ata e dinë kush është Haradinaj, me çka është marr dhe në çka është përzier, por në “varshmëri” luajnë me atë ose këtë sipas nevojës .

Kur bëhet fjalë për administratat e huaja, shumica e vendeve të BE-së është kundër, ndërsa qëndrimi I Britanisë dhe Gjermanisë është shumë i fortë, gjë që nuk ka dyshim se do mbështetet kushdo që është kundër ndarjes, shkruan "Blic".

A ka ndonjë prej politikanëve që punojnë për shumë anë, a është i tillë Kadri Veseli.

Njeriu nga hija, është i shkathtë dhe më i gjindshëm se Thaçi dhe Haradinaj, Ai nuk eksponohet shumë, vepron nga prapavija dhe punon për dy tri agjensione informative.

Ish “Shiku” është i paskrupullt dhe do sjell fundin edhe Thaçit edhe Haradinajt nëse ndërkohë ata se dërgojnë në Hagë.

Veseli është informatori i vjetër, që nuk ka as telefon privat, kur ka nevojë shfrytëzon telefonat e shoqëruesve dhe telefona për një përdorim

Përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të cilin thuhet se deklaratat e tij janë neutral, por çdo gjë në Kosovë është e lidhur me te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat