5 skenarët e zgjidhjes së nyjës së Kosovës, nëse arrihet te marrëveshja me Serbinë

Aktuale

5 skenarët e zgjidhjes së nyjës së Kosovës, nëse arrihet te marrëveshja me Serbinë

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:55
Foto ilustruese

Vitin 2019 bashkësia ndërkombëtare e ka vlerësuar si vit vendimtar për sjelljen e zgjidhjes së statusit të krahinës jugore. Çka mund të pret Serbia nga zgjidhja e nyjës së Kosovës?

Nga konflikti i Kosovës dhe nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës së shpejti mbushen 20 vite. Përkundër bisedimeve shumëvjeçare të palës shqiptare dhe serbe ende nuk kemi një zgjidhje përfundimtare. Mirëpo viti 2019 ka kohë që pëshpëritet si vit vendimtar për zgjidhje. Nëse vërtet është momenti i marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, çka përmban ai dhe a sjell zgjidhje përfundimtare, shkruan blic, përcjell Bota sot.

Shikuar në të kaluarën mund të gjenden data që ishin vendimtare për statusin e territorit që Serbia e konsideron krahinë të saj jugore. Situata aktuale më shumë është afër konfliktit se marrëveshjes. Por ka gjasa që liderët politikë të ndryshojnë situatën dhe të befasojnë me zgjidhje.

Image

Deri tani pala nga Serbia është “autonomi substanciale” për Kosovën. Nisur nga fakti se në vitin 2019 një zgjidhje e tillë është e paarritshme, ndarja e Kosovës dhe formimi i asociacionit të komunave krahas ruajtjes së trashëgimisë është zgjidhje që dëshirohet nga Serbia. Nga ana tjetër njohja e ndërsjellë formale me Serbinë krahas formimit të asociacionit por në bazë të Kushtetutës së Kosovës është oferta nga Prishtina. Mes dy kërkesave maksimale ka edhe pesë skenarë tjerë.

1.   Ndarja

Ndarja me dekada tingëllon si largim dinjitoz i Serbisë nga Kosova.

Image

“Ana pozitive e kësaj zgjidhje është se Serbia kthen kontrollin në veri të Kosovës ku banojnë me shumicë serbët. Ndonëse ajo popullatë është më e vogël se serbët që jetojnë në jug të Ibrit, kjo përbën bërthamën urbane që është e lidhur me Serbinë. Në mënyrë strategjike largohen forcat e KFOR-it nga Kopaoniku dhe FSK-së. Ndërsa ana negative është ardhmëria e statutit të bashkësisë serbe që nuk u përfshi në ndarje, shkruan blic, përcjell Bota sot.

Prishtina në këtë rast do të largonte të drejtat speciale të serbëve, në pushtetet lokal, vendet e garantuara dhe përfshirjen e serbëve në Qeveri. Kjo do sillte zhdukjen e serbëve nga ato territore sikurse edhe dyshime për trashëgiminë kulturore. Ndarja është e pamundur pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, Kjo ide është kundërshtuar dhe kundërshtohet nga liderë të bashkësisë ndërkombëtare.

2.   Normalizimi

Image

Zgjidhja e dytë është normalizimi i raporteve, përkatësisht ajo që shumica e vendeve të BE-së dëshirojnë, Marrëveshja gjithëpërfshirëse që do thoshte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe do debllokonte Kosovën në institucionet ndërkombëtare. Vijat ndarës do mbeteshin të njëjta, ndërsa bashkësia serbe fiton asociacionin e komunave me kompetenca ekzekutive.

Ana pozitive e kësaj është ruajtja e bashkësisë serbe dhe trashëgimisë kulturore në Kosovë në kuadër të autonomisë së gjerë dhe lidhjes speciale me Serbinë. Serbët do mbeteshin element  politik edhe shoqëror që mund të ndikoj në Prishtinë. Ana negative është se Serbia me marrëveshjen finale merr me pak se që kishte me marrëveshjet e para në asociacionin e komunave. E dyta a respekton Prishtina autonomin e serbëvë pas anëtarësimit në OKB dhe organizata tjera. Vazhdimi i diskriminimit të serbëve  do të bëjë pavlefshëm statusin special të tyre.

3.   Korrektimi i kufijve

Image

Kjo zgjidhje përdoret më së shpeshti, kjo nënkupton satisfaksion më të vogël territorial nga ndarja.

Opcioni i parë: Në rastin e parë Kosova do kthente vijën e viti 1953, që d m th Serbia merr kontrollin nda hapësirës së plotë të Leposaviqit. Solucioni tjetër Prishtina mban Mitrovicën dhe Gazivoden (me Zubin potok) dhe jep Leposaviqin, Zveçanin dhe një pjesë të zubin Potokut.

Analiza: përparësia e kësaj zgjidhje është se veriu i Kosovës mbetet kompakt me dy komuna të Mitrovicës me qendër urbane dhe statusi të distriktit special. Serbët mbetën bashkësi relevant që duhet respektuar dhe garantuar me planin e Atisarit dhe marrëveshjet e Brukselit.

Opcioni i dytë: Varianti i dytë i korrektimit ofron tërësi më të madhe territoriale. Të dy zgjidhjet ruajnë ndarjen strategjike , mbrojnë Kopaonikun dhe Serbinë qendrore. Korrektimi do thotë edhe adminisitratë të përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve për Trepçën dhe Gazivoden apo privatizimin në kuadër të sistemit të Kosovës.

Analiza: Nëse territori është çështje e bisedimeve, korrektimi i kufijve mund të jetë përfitim i vogël si kusht i njohjes ndërsjellë, që do ishte e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare që nuk duan vija të ndarjes etnike.

4.   Shkëmbimi i territorit

Zgjidhja e katërtë është shkëmbimi i territorit në vija etnike. Nëse ka konsensus ndërmjet banorëve do përbënte vullnetin e serbëve në veri të Ibrit të  jetojnë në Serbi, ndërsa shqiptarët në jug Serbisë komuna Preshevë dhe vendbanimet shqiptare Bujanovc e Medvegjë të jetojnë në Kosovën e pavarur.

A është viti i shthurjes?

Image

Analiza: Kjo zgjedhje do ishte marrëveshje historike mes serbëve dhe shqiptarëve sepse sipas disave veç ndarja etnike është zgjidhje. Por një skenar i tillë le shumë çështje hapur. Çka është përfitimi i Serbisë dhe serbëve të Kosovës ? Serbia kthen kontrollin ndaj territorit të vetë dhe atij që dëshiron, që është rezultat zero. Kthen Kopaonikun, por ndarja do shkonte nëpër korridorin 10 dhe vë ne pikëpyetje bazën “jug” te Cepotini. Shkëmbimi krijo vija të ndarjes etnike që përbën rrezik për zhvendosje të popullatës, që shoqërohet me humbje të drejtave speciale të bashkësisë serbe në Kosovë.

5.   Status quo

Image

Status quo është propozim i atyre që mendojnë se zgjidhja në vitin 2019 është e pavolitshme. Paramendohet se liderët shqiptarë janë në ngutje, ndërsa situata gjeopolitike iu shkojnë serbëve për dore. Krahas uljes së numrit të njohjeve, mungesës së anë anëtarësimit në OKB dhe organizatat tjera. Me anëtare të BE-së që nuk pranojnë Kosovën, Kosova mbetet çështje e hapur pa perspektivë. Por kjo do sillte mungesë të marrëveshjes së anëtarësimit të Serbisë në BE. Prishtina ka kontroll në territorit dhe nejrëzve dhe 9 të dhjetat e argumenteve në duart e veta.

Mbajtja e konfliktit me situata eksesi  me aktet ndaj diskriminimit të serbëve përbën rrezik konstant për konflikt të madh. Prishtina në mungesë të marrëveshjes me Beogradin mund të rrezikoj të drejtat e garantuara të serbëve dhe trashëgiminë kulturore. Pasoja kryesore e status qos është se shqiptarët janë popullata dominuese në Kosovë që nuk pranon Serbinë si shtetin e vetë dhe me ndryshimin e situatës vetëm do forcoj unitetin e saj politik e shoqëror me Shqipërinë.

Përfundimi

Nëse në vitin 2019 arrihet marrëveshja, draft i sja ish dashur të jetë në tavolinë. Baza e rolit të akterëve ndërkombëtar që në mes mos besimit mes dy palëve të sigurohet garancioni politik dhe financiar në marrëveshjen që do realizohet. Fokusi i deritashëm vetëm me nënshkrim të liderëve nuk ak dhënë rezultate. Para pushteteve të Beogradit dhe Prishtinës është një detyrë e rëndë sepse secili propozim ka anën pozitive dhe negative dhe pasojat. Por nuk duhet të hiqet nga mendja se marrëveshja e qëndrueshme është mundshme vetëm me mbështetje dhe pranim të shumicës së dy shoqërive./Blic/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat