Ugljanin: Saxhaku bashkohet me ata që na duan më shumë - Bota Sot
Ugljanin: Saxhaku bashkohet me ata që na duan më shumë

Aktuale

Ugljanin: Saxhaku bashkohet me ata që na duan më shumë

Nga: Kushtrim Maliqi Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 19:29
Sulejman Ugljanin në redaksinë tonë në Prishtinë

Në një intervistë të javës së kaluar, ekskluzive për “Bota Sot”, lideri nga Novi Pazari Sulejman Ugljanin deklaroi se “Sanxhaku do bashkim me Kosovë”, ndërkohë kjo deklaratë në opinionin e Kosovës, në përgjithësi u mirëprit mirë, por kishte edhe të tillë që tentuan ti japin konotacion fetarë, duke thënë se Kosova nuk guxon të lëshohet në gjëra të tilla, pasi për shkak të interesit euroatlantik, mund edhe të dëmtohemi, pasi që Sanxhaku njihet si territor me banorë kryesisht mysliman.

Sqarimet apo kundërpërgjigjet rreth kësaj çështje, Ugljanin përsëri i bëri përmes gazetës tonë ku ndër të tjera tha se, Shqiptarët të cilët jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë e Sanxhak, janë shembulli më i mirë për tolerancën ndërfetare. “Unë kam qenë në ushtri në Kosovë, kufi me Shqipërinë, e kam motrën e martuar për shqiptarë, kemi nuse në familje nga Kosova, d.m.th i njoh mjaftë mirë shqiptarët. Në një familje, askund si tek shqiptarët nuk ka shembull ku nëna mund të jetë myslimane, babai katolik, djali besim tjetër e nusja edhe ortodokse, pra kësi tolerance ka vetëm tek shqiptarët, askush në botë këtë nuk mund ta bëjë. Dashuria, kur dikush e do dikë, e kuptoni sa e thellë është ajo, njëjtë janë edhe besimi në religjion, buron nga brenda dhe është absolut personale, ndjenjë e secilit individ veq e veq.

 Të gjithë flasin për Sanxhakun, por me ne gjithcka fillon me mbajtjen e referendumin e vitit 1991, ku jemi deklaruar për autonoim të plotë territorial me të drejtë bashkimi me ndonjërën nga republikat e pavarura të ish-Jugosllavisë. Tani këtu e kemi Bosnjën, Serbinë, Malin e Zi si dhe Kosovën, të gjitha duhet të shqyrtohen, cilat do të ofrojnë kushte më të mira për ne, ne do të shkojmë me ta, pra shtrohet pytja, kush po e don më shumë Sanxhakun”, ka thënë Ugljanin, në një prononcim të ditës së sotme për “Bota Sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...