Salih Zyba i ashpër me PSD-në: Pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, u ulët me Thaçin e Veselin - Bota Sot
Salih Zyba i ashpër me PSD-në: Pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, u ulët me Thaçin e Veselin

Aktuale

Salih Zyba i ashpër me PSD-në: Pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, u ulët me Thaçin e Veselin

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:45
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka kritikuar Partinë Socialdemokrate, duke thënë se po punon në planet për shkatërrimin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zyba ka shkruar se një ditë pas vizitës te varri i Astrit Deharit, zyrtarët e kësaj partie e bënë rezolutën për bisedime pa reciprocitet.

Sipas tij, kjo rezolutë e mbanë në fshehtësi çdo koncesion me shtetin serb.

“Një ditë pas vizitës te varri i Astritit morrën vendim që të marrin pjesë në negociata, bënë rezolutën me shumicë të thjeshtë për negociata pa reciprocitet, u bënë pjesë e delegacionit, sollën ligjin që me shumicë të thjeshtë e bën delegacionin e që pa shumicën e deputetëve nuk e heq dot, që ua siguron që të mbajnë në fshehtësi çdo koncesion dhe që i sjell lehtësira koncesioneve të reja ndaj Serbisë”, ka shkruar Zyba.

Ai ka përmendur edhe vizitat e djeshme të zyrtarëve të PSD-së te varret e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

“Një ditë pas vizitës te varri i Arbenit dhe Monit, ulen me Hashim Thaçin e Kadri Veselin dhe bëjnë planet për shkatërrimin e mëtejme të Kosovës”, përfundon postimi i Salih Zybës.

Ndryshe, ekipi negociator për dialogun ku bënë pjesë edhe PSD-ja, u takuan sot për hartimin e platformës për bisedimet me Serbinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...