Deputeti i AAK-së tregon se kë do preferonte, zgjedhje të reja apo largimin e taksës - Bota Sot
Deputeti i AAK-së tregon se kë do preferonte, zgjedhje të reja apo largimin e taksës

Aktuale

Deputeti i AAK-së tregon se kë do preferonte, zgjedhje të reja apo largimin e taksës

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 20:58
Rasim Selmanaj

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kërkohet largimi i taksës ndaj mallrave serbe.

Selmanaj ka thënë se edhe pse Kosovës nuk i duhen zgjedhjet në këtë fazë, AAK është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse vihet në pyetje qëndrimi i taksës.

“Ne nuk e shohim interesin në aspektin partiak dhe elektoral. Ne vendimin për mos heqjen e taksës e kemi në raport me dialogun me Serbinë. Mendoj se opozita po luan më shumë me taksën si kartë elektorale, jo Kryeministri”, tha ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se deri tash PDK-ja ka qenë korrekt në raport me partnerët e koalicionit.

“Edhe vendimi për taksën ka qenë vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit. Mbetet të shihet si do të veprojnë partnerët e koalicionit… Por mund të them se AAK, çoftë edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje, taksën nuk e hekë sepse është vendim i drejt dhe i ndihmon Kosovës në bisedime”, tha ndër të tjera Rasim Selmanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...