Ahmeti paditë VV: Albin, mos u fsheh – eja në debat! - Bota Sot
Ahmeti paditë VV: Albin, mos u fsheh – eja në debat!

Aktuale

Ahmeti paditë VV: Albin, mos u fsheh – eja në debat!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:03
Shpend Ahmeti dorëzon padi

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe PSD-së, Shpend Ahmeti e ka filluar ditën e tij me një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai ka paditur ish- partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje. Ka thënë se arsyet e kësaj padie janë shpifjet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë në drejtim të tij.

“Ushtrova padi ndaj VV- së për shpifjet e vazhdueshme që i kanë bërë. Ka të bëj me qumështin nëpër shkollat e Prishtinës. Të gjitha këto furnizime që ata i kanë potencuar se janë bërë, kanë qenë edhe ata pjesë e atij procesi, sepse edhe unë kam qenë në VV” tha Ahmeti.

“Me rëndësi janë sulmet e vazhdueshme duke shpifur e duke mos pasur asnjë konsideratë për të vërtetën. Do të ishte mirë që kjo padi të shkojë prapa njerit të cilit i bën të gjitha këto shpifje” tha Ahmeti.

Ai tregoi edhe emrin e personit i cili po fshihet prapa këtyre akuzave që i pari i PSD-së i bëri

“Albini. Unë e kam ftuar në debat. Ama le të vije kryetari dhe të mos fshihet. do të ishte mirë të ballafaqohemi për krejt temat. Edhe për qumësht edhe për qeverisje edhe për Devollt. Në çfarëdo televizioni në çfarëdo vendi” tha ai.

***

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po dorëzon padi në Pallatin e Drejtësisë ndaj ish-partisë së tij, Vetëvendosje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...