Dodik: Kosova u prit me duartrokitje në Sarajevë, fishkëllima për Serbinë

Aktuale

Dodik: Kosova u prit me duartrokitje në Sarajevë, fishkëllima për Serbinë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:10
Milorad Dodik

Milorad Dodik ka njoftuar për pritjen e ngrohtë të Kosovës në hapjen e Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) në Sarajevë.

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës ka thënë se kishte obligim të drejtohet në hapjen e Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) në Sarajevë.

Ai ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës u prit në mënyrë të ngrohtë, për dallim nga përfaqësuesit serbë.

“Kishte shumë duartrokitje por edhe shumë fishkëllima. Unë kam vërejtur se duartrokitjet ishin për Kosovën kurse fishkëllimat iu drejtuan Serbisë”, deklaroi Dodik për “RTRS”.

Në Sarajevë pas tri dekadash e gjysmë erdhi flakadani olimpik, por edhe këtu u dëgjuan “fishkëllima skandaloze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat