Sipas Serbisë, Kosova po ia rrëmben pasuritë me vlerë 200 miliardë dollarë

Aktuale

Sipas Serbisë, Kosova po ia rrëmben pasuritë me vlerë 200 miliardë dollarë

Nga: F.B. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:30
Trepça

Vendi ynë nuk mund të vij te pasuria e vetë në Kosovë me gjithë investimet në ekonomi dhe infrastrukturë. Beogradi gati e ka paguar borxhin publik të Prishtinës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Pasuria e Serbisë përfshinë gjysmën e territorit të Kosovës përkatësisht 58 për qind të hapësirës së krahinës jugore. Nuk ka ndonjë vlerësim të saktë sa vlen ajo, por në opinion spekulohet shifra për rreth 200 miliardë euro.

Nga kjo pasuri, në pronësi të ndërmarrjeve në pronësi shtetërore dhe shoqërore ishte një e treta e tokës (320.000 hektarë), 14 për qind është pronë private e subjekteve (156.000 hektarë), ndërsa 15 për qind pronë private edhe pronë e kishës ortodokse serbe (160.000 hektarë).

Përveç kësaj pasurie, Serbia ka investuar shuma të mëdha në ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër në një milionë metra katror në ndërtime banesave, restorante, pushimore, hoteleve, objekteve sportive, në eksploatimin e mineraleve dhe ujë. Në pasuri serbe llogaritet edhe rezerva e linjitit, objektet e veta i kanë PTT, “ Hekurudha e Serbisë”, EPS, “Serbia shumë”...

Sipas ministrit të punëve të jashtme Ivica Daçiq, shteti i Serbisë paguan ratat e kredive të ndërmarrjeve të Kosovës.

“Deri më tani kemi paguar 750 milionë dollar, ndërsa kemi edhe 250 milionë. Si thonë atëherë se janë shtet edhe pasuria e ndërmarrjeve është e tyre”? pyet Daçiq.

Serbia me vite paguan një pjesë të borxhit të Kosovës ndaj Bankës Ndërkombëtare për zhvillim, Klubit të Londrës dhe Parisit... Fabrikat e Serbisë kanë paguar po ashtu borxhe që iu është marr dhe shitur, Beogradi ka tentuar me UNMIK-un të paguhen borxhet nga mjetet e privatizimit po nuk ka pasur sukses.

Sipas të dhënave nga autorja e librit “Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës” Sandre Davidoviç, në vitin 2002. Borxhi publik i Kosovës ishte 1,4 miliardë dollarë, ndërsa në fund të 2017 Serbia ka paguar 900.000 dollarë. Kur Kosova është pranuar në Bankën Botërore një pjesë e borxhit iu heq nga barra Beogradit.

Edhe pas të gjithë kësaj Serbia nuk mund të vij te pronësia e saj në të cilën ka investuar me vite. Në rrëmbimin e pasurisë nga shqiptarët bashkësia ndërkombëtare vazhdon të mbyll sytë, sikur rasti i rrëmbimit të “Trepçës”.

Davidoviç ka thënë se vetëm Fondi për zhvillim nga viti 1965 deri në vitet 90-ta ka investuar 4 miliardë dollar në ndërmarrjet e Kosovës.

“Një pjesë e pasurisë në Kosovë është në pronësi të Serbisë dhe institucioneve të saj, një pjesë e ndërmarrjeve që atje kanë hapur reparte si ( “Zastave” apo “Lola”), një pjesë pasuri kishtare. Ndërmjet 660 e 720 ndërmarrje shtetërore e shoqërore në të cilat Serbia ka investuar” thotë ajo duke shtuar se 600 deri 660 ndërmarrje kanë kaluar në privatizim, prej të cilave 114 janë likuiduar të tjerat janë blerë.

Trepça dhe aeroporti

Aeroporti i Prishtinës është dhënë në koncension kompanisë turke për 20 vite me çmimin 67 milionë euro, ndërsa Prishtina tenton të shkruaj Trepçën si pasuri edhe pse fondi për zhvillim ka aksione ne vlerën 55, 135 për qind.

“Bashkësia ndërkombëtare është përcaktuar ëpr privatizim të shpejtë dhe të dhunshëm. Dhoma e veçantë e Gjykatës së Lartë të Kosovës ka marr qëndrim se nuk mund të anulohen marrëveshjet mes blerësve dhe agjensionit të pronave, por duhet bëhet pagesa pronarëve të mëhershëm sipas përcaktimit të kompensimit nga agjensia” tha ajo.

Bien në sy shumë shitje të pronave vetëm për shkak të pozitës, për shembull privatizim I keq llogaritet “Fabrika e Birrës”, që është shitur vetëm për 11.130 euro, financuesit të UÇK-së, Ekrem Llukës.

“Mjetet nga privatizimi shkojnë në Fondin e Agjensioni të privatizimit, ku paguhen 20 për qind ish-punëtorëve të atyre ndërmarrjeve dhe deri tash janë paguar  më shumë se 98 milionë euro për 44.000 punëtorë, shumë serbë kanë mbetur pa to, për shkak mos njohjes dhe informimit”, ka thënë Davidoviç.

Është e paqartë nëse pronarët do kompensohen, por nuk mund të nisen rastet në Arbitrazhin ndërkombëtar thotë Davidoviç, sepse Serbia nuk njeh Kosovën si shtet. Për liderët shqiptarë nuk ka bisedime për pasuri të Kosovës. Pala serbe insiston në këtë, ndërsa Brukseli thotë se çështjet e hapura duhet të vendosen në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat