Lluka adreson çështjen e Telekomit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik

Aktuale

Lluka adreson çështjen e Telekomit në Komisionin për Zhvillim Ekonomik

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Foto

Kryetarja e Komisionit, Sala Berisha Shalës, ka thënë se qeveria i ka përkrahur ndërmarrjet publike me subvencione prej nëntë milionë eurosh, pesë milionë më pak se në vitin 2016.

Në anën tjetër, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konsideruar si të paarsyeshme që të diskutohet raporti i vitit 2017, kur tani është viti 2019.

“Nuk ka kurrfarë kuptimi të diskutojmë për 2017 kur ne kemi informata se çka ka ndodhur në vitin 2018”, ka thënë ajo.

Sala Berisha Shala, për te na ardhur raporti i kompletuar duhet të sjellen raportet e auditimit të cilat po vonohen shumë, prandaj po bëhet kjo vonesë.

Ndërkaq Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se po iu merr kohë marrja e informatave të kompletuara.

“Po na marrin kohë marrja e informatave të kompletuara. Në Ligjin e ri për ndërmarrje publike në vend të raportit 1 vjeçar parashihet të bëhet qdo 6 muaj. Edhe raporti i vitit 2018 mund të ndodhë diku tek muaji qershor, sepse auditimi po merr kohë”.

“Nëse duam të veprojmë me të dhëna të brendshme dhe të sakta nëpër ndërmarrjet publike duhet të pritet raporti i auditimit. Janë 5 kompani qe kanë vepruar me humbje”.

Llluka gjithashtu tha se kanë rënë investimet kapitale, ndërkaq adresoi edhe punën e Telekomit për çka deklaroi se mbetet sfida kryesore.

“Janë rritur subvencionet por kanë rënë investimet kapitale në tërësi për ndërmarrjet publike. Telekomi vazhdon të jetë sfida kryesore. Jemi duke u përgatitur për privatizimin e Telekomit”.

“Ne jemi duke bërë riparime të brendshme deri në fund të këtij viti, e më pas të hapim mundesinë për privatizim. Edhe Posta e Kosovës është në gjendje jo të mirë. 6 ndërmarrje subvencionohen në vazhdimësi pasi nuk mund të qëndrojnë vetvetiu”.

“Kredia prej 25 milionë euro i jepet Telekomit, e cila mund të sigurohet nga Qeveria e Kosovës. Kjo kredi do të merret për përgaditje të telekomit para privatizimit. Procesi i privatizimit do të shkoj përmes Parlamentit të Kosovës”.

Lluka u pyet edhe për punësimet qe po ndodhin ditëve të fundit në Telekom. Ai tha se do të shqyrtohen të gjitha nëse është për ndonjë shkelje dhe nëse ka diçka do merren masa”.

Ndërkaq, Glauk Konjufca nga  Lëvizja Vetëvendosje ka thënë që ideologjia e Qeverisë është që Ndërmarrjet Publike nuk funksionojnë.

“Arsye e shkatrrimit të Telekomit është keqqeverisja dhe punesimi partiak në të. Qeveria duhet ta heqë ndikimin politik nëpër ndërmarrje. Telekomi dikur është vlerësuar 800 milionë euro, ndërsa tash vlera ka ra më së paku pesë-gjashtëfish”.

“Kurrë Qeveria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim çka ndodhi me tentimin e privatizimit të Telekomit që pati ndodhur më 2013. Qysh me marrë qeveria kredi 25 milionë euro për një ndërmarrje që je i bindur qe nuk ka për të funksionuar por ka për t’u privatizuar”.

Sali Zyba nga po kjo parti tha se është mospërgjegjësi e ministrisë që ka bërë këtë vonesë të raportimit, pasi që ata duhet të kishin sjellur edhe raportin për sektorët e tjerë dhe jo të arsyetohen për këtë vonesë të raportimit për vitin 2017.

Ministri Lluka më pas shtoi se kredia merret për përmirësimin e kushteve të brendshme të Telekomit, për fusha specifike për investime kapitale.

“Raportet e auditorit të jashtëm dhe të përgjithshëm duhet ta presim për shkak të të dhënave të sakta. Ne mund t’i sjellim raportet pa të dhënat e auditorit, por mbase nuk mund të jenë të sakta. Kjo pikë po shtyhet për diskutim për një ditë tjetër në muajin Mars, kur të sillet raporti final”.

Vonesa e raportit të auditimit sipas ministrit është në afatin ligjor, andaj u pajtua që raportimet të bëhen edhe pa raporte të auditimit për t’iu ikur vonesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat