Haradinaj takon kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj - Bota Sot
Haradinaj takon kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj

Aktuale

Haradinaj takon kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj

Nga: Z.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 12:56
Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përcjell "Bota sot".

Ai shkruan se, që në fillim të mandatit ne kemi inicuar takimet e rregullta konsultative me Komunat e Kosovës.

Postimi i plotë:

Që në fillim të mandatit ne kemi inicuar takimet e rregullta konsultative me Komunat e Kosovës. Kësisoj kemi pranuar kërkesat konkrete nga niveli lokal, për t’i adresuar më pas ato, në të mirën e qytetarëve tanë.
 

Në këtë frymë, sot prita në takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me të cilin biseduam për shumë projekte të rëndësishme të kësaj komune, që do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë.RH
 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...