Haradinaj takon Kosnett: Marrëdhënia Kosovë-Amerikë e pacenueshme, pavarësisht dallimeve në opinione

Aktuale

Haradinaj takon Kosnett: Marrëdhënia Kosovë-Amerikë e pacenueshme, pavarësisht dallimeve në opinione

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Haradinaj takon Kosnett

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së”.

“Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë”.

“Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat