Pse Haradinaj i bërtiti Komandantit të FSK-së? - Bota Sot
Pse Haradinaj i bërtiti Komandantit të FSK-së?

Aktuale

Pse Haradinaj i bërtiti Komandantit të FSK-së?

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:45

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka qortuar sot ashpër komandantin e FSK’së, Rrahman Ramën. Kjo, pas lajmit të publikuar, fundjavën e kaluar, se një gjeneral i Gardës Kombëtare të Ajovas, ka anuluar vizitën në Kosovë, për shkak të taksës ndaj Serbisë.

Ndërkohë, sot kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ‘detyrë e komandantit të FSK’së është të merret me ushtrinë e tij, e jo të dalë në media shpesh”. Për këtë, Haradinaj pati edhe një qortim më të ashpër, duke i thënë komandantit të FSK’së, se ‘duhet të tregojë nëse s’mund të merret me ushtrinë, ka plot djem e vajza që mund ta zëvendësojnë’.

“Gjenerali Rama duhet ta dijë që është komandant i Ushtrisë, nëse mendon se është zor me majtë ushtrinë, ka naj djalë të ri a vajzë të re, që mund ta udhëheq ushtrinë. Nëse mendon se duhet me qenë shpesh pjesë e mediave, duhet ta dijë se nuk është detyrë e tij. Merrni shembull prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti le të punon.  Kemi shpesh komunikime konfidenciale, e kuptoj pse po bëhet kaq e zhurshmshme, po e kuptoj logjikën pse po bëhen, por i siguroj të gjithë këta që po mendojnë se ruhet miqësia duke vepru kështu .Kjo logjika që po mundohen me i bë presion Qeverisë së vendit, do t’ju kthehet keq të gjithëve. Unë ushtroj obligimet e mia kushtetuese, për Kosovën unike, të pandashme, kjo është detyra jem”, ka thënë Haradinaj sot në konferencë për media.

Reagimi i Haradinajt, ka ardhur pasiqë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Ioëas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Anulimin e kësaj vizitë, e kishte konfirmuar më pas edhe Ambasada Amerikanë në Prishtinë.

Haradinaj kërkon nga komandant Rama të mos bëhet subjekt i mediave

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës ka treguar nëse ka pasur shantazhe nga Gjykata Speciale. Ai me humor ka thënë se që nga fëmijëria ka fobi injeksionet, duke përjashtuar mundësinë se personalisht ka pasur ndonjë kërcënim. Mes tjerash, ka kërkuar që të mos imponohet heqja e taksës kundër vullnetit të tij, në të kundërtën tha se është më mirë që të mos jetë kryeministër.

Haradinaj ka reaguar ndaj një deklarate të komandantit të FSK-së, Rrahman Rama, ku është thënë se po rrezikohen 12 milionë dollarë  fonde nga SHBA për FSK-në, duke i sugjeruar që të mos bëhet subjekt i mediave.

Haradinaj: Nëse Rama mendon se është zor të mbajë ushtrinë, ka të tjerë  

“Unë gjeneralin  e respektoj, e kam koleg.  Por, ai tash duhet ta kuptojë se është komandant  i ushtrisë, sa më pak që bëhet subjekt i mediave, më mirë është për të dhe për ushtrinë që udhëheq. Nëse ai mendon që është zor me mbajt ushtrinë, mund të ketë ndonjë djalë të ri apo vajzë të re eprore  që mendon që nuk është aq zor me udhëheq ushtrinë. Kështu që nuk ka arsye komandanti me dal aq shpesh në media, merrni shembuj prej ushtrive perëndimore, pra ka zëdhënës ministria e tij, ka zëdhënës ushtria e tij, komandanti  le të punojë. Kemi plot komunikim konfidencial, anulohen vizita, shpeshtohen  vizita, pra janë procese këto të jetës sonë. E kuptoj pse bëhen kaq të zhurmshme, po i siguroj gjithë këta që po mendojnë  që ruhet miqësia duke vepruar kështu, janë duke dëmtuar  miqësinë”, porositi Haradinaj.

I pyetur rreth deklaratës së Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm, i cili gjatë  konferencës së sotme, në prag të Samitit të ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s, kishte thënë se  Ushtria e Kosovës duhet ta respektojë marrëveshjen e Brukselit dhe të mos hyjë në veri pa leje të KFOR-it, ai tha se Kosova është një dhe se nuk ka veri e jug.

Haradinaj: Sherri e hajri janë ngatë, mos u ngutni me alarmuar

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri të operimit në Kosovë për gjithë vendin, pa dallim. Nuk ka më veri e jug, është një Kosovë. Ligjet janë për ushtrinë, për krejt vendin.  Duhet ta kuptojmë këtë, edhe presidenti, edhe unë, edhe dikush tjetër, pa marrë parasysh se si veprojmë  ose shkruajmë, ose në çka pozicionohemi, ne e dimë që mbi ne është Parlamenti, e me 107 vota  ose 2/3 i kanë dhënë mandatin ushtrisë së vendit, për gjithë Kosovën pa dallim, pra nuk ka më specifika, është veri, jug, lindje, perëndim. Ka diçka që është shumë me rëndësi.  Kosova nuk është e interesuar asnjëherë  me krijuar doktrinë të ushtrisë së vet që e shfrytëzon kundër popullit të vet. Në veri jetojnë serbët  e Kosovës. Ata janë qytetarë të Kosovës, nuk kanë nevojë kurrë për shqetësim... Për tjerat se cila rrugët po prishet, cila po ndreqet  shikoni populli jonë e ka një shpre hje” Sherri e hajri janë ngatë”, mos u ngutni për të bërë panik për të alarmuar”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për taksën, madje ka kërkuar që të mos kërkohet diçka kundër vullnetit të tij, në të kundërtën tha se është që të mos jetë kryeministër.

Haradinaj: Ai që më detyron ta heq taksën, le të ulet në vendin tim...

“Veseli si kryeministër ish dal shumë kryeministër i mirë, por vendimi për taksën, merret në qeveri, e integriteti i një kryeministri duhet të ruhet  prej të gjithëve, pra  nuk bënë me ia kërkuar një kryeministri  kundër vullnetit të tij një veprim, përndryshe mos e le hiq kryeministër,  i thua a bën po e prishim këtë qeveri? Pra, kjo është ajo çfarë kam thënë unë. Nëse dikush mendon me më detyruar për të hequr taksën, le të vijë, le të ulet në vendin tim e ta heqë vetë”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu është pyetur në lidhje me atë nëse ka pasur shantazhe nga Gjykata Speciale, me ç’rast me humor ka thënë se që nga fëmijëria ka fobi nga injeksionet.

Haradinaj: Unë ende frikësohem prej injeksioneve

“Ne jemi krejt njerëz, dhe të gjithëve na tremb diçka. Unë kur kam qenë fëmijë edhe ende frikësohem shumë prej injeksioneve  prej gjilpërës,  kur më kanë marrë për ndonjë injeksion  kam qarë shumë. Të gjithë e kemi nga një dert nga një frikë, problem, por  Kosova është atdheu ynë  dhe nuk duhet palët tjera me llogarit , por unë nuk kam marrë ndonjë kërcënim personalisht, por nuk duhet palët tjera me llogarit që e devijojnë Kosovën, na detyrojnë për të pranuar ndërrim të kufijve apo territor pse na rri mbi krye një gjykatë e caktuar speciale, apo çfarëdo qoftë tjetër, pse i rrezikohet karrigia dikujt prej nesh”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka treguar se  edhe në takimin e sotëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, është sugjeruar që të pezullohet taksa, por ka përsëritur se kjo nuk do të ndodhë, duke porositur se dialogu nuk duhet të ndërlidhet me të.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka ndarë gjysmë milion euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Po ashtu, është aprovuar edhe formimi për komisionin dhe procedurat e punësimit dhe shpronësimit për banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë.

Haradinaj komandantit të FSK-së: Kryeje punën tënde, nëse nuk mundesh ka djem të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në takimin me ambasadorin amerikan Philip Kossnet, gjatë ditës së sotme, kanë diskutuar prapë për taksën. Por, ai ka përsëritur se edhe pas sugjerimeve të tyre, taksa nuk do të hiqet pa njohje.

"Ata sugjerojnë që të pezullohet taksa, është përsëritur edhe sot. Kemi biseduar edhe për krejt temat tjera, për vizitën që të vijnë në Kosovë një delegacion i respektuar. për tema biletarale. Unë e preferoj me hjek taksën, por ajo është e lidhur me njohjen e Kosovës. Arritja e një marrëveshje është në interes të Kosovës, por që zgjidh të gjitha çështjet e hapura, me ulësen në OKB, dhe Tregtinë e Lirë. Por, nuk vjen para tjetrës. Kjo nuk ka të bëjë me përvojën time, kjo ka të bëjë me Serbinë, i ka kushtuar Kosovës një proces 20 vjeçar i tillë. Do t'i mbetem besnik se ekziston mënyra me u hjek taksa, por do të përgatitet një marrëveshje për me njoh Kosovën. Pra, njohja e hjek taksën", tha Haradinaj.

I pyetur rreth letrës së gjeneralit Rrahman Rama, që ka thënë se po rrezikohen 12 milionë fonde nga ShBA për FSK-në, ai ka sugjeruar që komandanti Rama të kursehet nga mediat.

"Unë komandantin e kom mik. I sugjeroj komandantit le të punon, të kursehet nga mediat. Nëse nuk mundet, ka djem të ri boll. Ai tashmë është komandant i ushtrisë, askund në botë, nuk flet komandanti, ka zëdhënës për media", ka shtuar Haradinaj.

Ndërsa për deklaratën e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenbergut, që FSK-ja nuk mund të shkoj në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it ai tha se:

"Ne i kemi ofruar NATO’s një protokoll të ri, nuk ka veri e jug, është një Kosovë duhet ta kuptojmë të gjithë nuk ka më specifika a është veri, Kosova nuk është e interesuar që të krijoj doktrinë, duhet të ketë garanci që ushtria nuk punon kundër popullit të vet. Se cila rrugë po prishet, e cila po ndreqet, populli jonë e ka një fjali; ajri e sherri janë ngatë", tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...