Pacolli: Kosova gati për OKB, Serbia po pajtohet me të vërtetën

Aktuale

Pacolli: Kosova gati për OKB, Serbia po pajtohet me të vërtetën

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:06
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres.

Përmes saj, Pacolli, ka thënë se Kosova synon të bëhet pjesë e OKB-së, tani që, sipas tij, edhe Serbia ka filluar të shfaqë sinjale që është e interesuar të ecë përpara duke u pajtuar me faktin se Kosova është shtet sovran.

“Sekretarin e Përgjithshëm, Guterres, e informova që anëtarësimi në OKB, është veçanërisht i mundshëm tani, për faktin se Serbia, ndonëse me vështirësi, së voni ka filluar të shfaqë sinjale të hershme, që është e interesuar të ecë përpara dhe të pajtohet me të vërtetën e afirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me Opinionin e 22 Korrikut 2010, me të cilin konfirmohet se shtetësia e Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën publike ndërkombëtare”, njoftoi Pacolli.

Kreu i diplomacisë kosovare i ka kërkuar Guterres që te kenë vëmendje të shtuar ndaj opinionit të GjND-së, si institucioni më i lartë i drejtësisë i OKB-së.

Pacolli ka theksuar se vendi ynë synon që të bëhet pjesë e OKB-së dhe për këtë qëllim Kosova është gatshme të përkrahë nisma dhe misione të OKB-së në funksion të paqes dhe stabilitetit për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat