Pacolli më 17 shkurt viziton Preshevën

Aktuale

Pacolli më 17 shkurt viziton Preshevën

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli me 17 shkurt do të vizitojë kryeqytetin e Luginës, Preshevën.

Mësohet se Pacolli do të kërkojë leje nga Beogradi për të vizituar vëllezërit shqiptarë në Preshevë, aktualisht nën Serbi. Në agjendë janë paraparë një sërë aktivitteesh dhe takimesh me nxënës e krerë të komunave shqiptare.

Shefi i diplomacisë kosovare Pacolli ka thënë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se “në rast se Beogradi nuk e lejon vizitën e tij në Preshevë unë se kam ndërmend të hy në Preshevë kaqak, as nuk do bëj si Marko Gjuriq i cili si kapadai, në mënyrë ilegale provoi të hynte në Kosovë i cili më pas u ballafaqua me rendin dhe ligjin.”

”Që gati gjysëm shekulli unë jetoj jashtë Kosovës dhe gati krejt botën, në vendet e civilizuara, unë udhëtoj pa pengesa, pos në disa afrikane dhe diktatoriale ku s'ka as rend e as ligj..” ka thënë Pacolli për “Presheva Jonë”

”Do të shkoja në Preshevë si ministër i nje shteti fqinj për të vizituar dhe parë se si jetojnë vëllezëirt tanë atje. Për të parë a kanë kushte dhe a bëjnë jetë të mirë shqiptarët e Luginës së Preshevës, sikur serbët tanë në Kosovë. Mesazhi im do te ishte për shqiptarët atje se nuk janë të vetëm. se pas tyre janë jo vetëm Prishtina por edhe Brukseli dhe perspektiva, e ardhmja e tyre është si e gjithë qytetarëve në Ballkan, drejt Evropës së bashkuar..”, ka thënë Pacolli.

Lugina e Preshevës është një rajon i banuar kryesisht me shqiptarë, i shtrirë në kufirin me Kosovën. Shqiptarët e Lugineë së Preshevës me 2-3 mars 1992 kanë shprehur vullnetin e tyre përmes Referendumit për bashkim kombëtar. Për këtë ishte angazhuar, kanë luftuar edhe UÇPMB që në vitet 2001 kontrollonte 70 % të tokave të veta në Luginë.

Pyetjes se Lugina e Preshevës a duhet të bashkohet me Kosovën ministri Pacolli në vazhdim është përgjigjur se “shqipatrët e Luginës duket se këtë përgjigje e kanë dhënë me 2-3 mras 1992. Megjthatë kjo pyetje duhet drejtuar shqiptarëve autokton në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Une mund t’ju them vetëm një gjë se është e drejtë legjitime të cilen e garanton edhe OKB, për popujt autokton, në këtë rast edhe të shqiptarëve në Luginë, të drejtën e tyre për vetëvendosje.”

Fjalimet, deklarata e fundit nga Prishtina rreth “korrgjimit” të kufijve (si ide të Vuçiqit dhe Thaçit) nuk janë të parat, për bashkim me Kosovën, por ato datojnë që nga koha e presidentit Rugova. Madje para shtatë vitesh, shqiptarët e Luginës së Preshevës përmes një sondazhi organizuar nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” është rikonfirmuar dëshira për bashkim me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat