Ish-mjeku i UÇK-së për Haradinajn dhe Thaçin: Cili nga këta dy është pronar i Kosovës?

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së për Haradinajn dhe Thaçin: Cili nga këta dy është pronar i Kosovës?

Nga: N.H Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 16:27
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, thotë se Thaçi dhe Haradinaj së pari duhet të merren vesh se cili nga këta dy është pronar i Kosovës.

Loshi shkruan se, sa i përket popullit ai ua ka treguar vendin, Thaçi përfaqëson më pak se 20 për qind, ndërsa Haradinaj shkruan se më pak se 10 për qind.

Ja postimi i tij:

Hashimi dhe Ramushi së pari duhet të merren vesh se cili nga këta dy është pronar i Kosovës. Pastaj mund të merren vesh për çështje tjera. Sa i përket popullit ai ua ka treguar vendin. Hashimi përfaqëson më pak se 20 përqind, Ramushi më pak se 10 për qind.

Po u la populli i lirë, vullneti i vërtetë i tij do të ishte (në fakt është) dhjetëherë më i vogël për secilin, që do të thotë se për Hashimin është diku 2 përqind e për Ramushin 1 përqind. Por fushat, malet, arat, pllajat....
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat