Haradinaj: Kosova ka Kushtetutën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka Kushtetutën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:05
Izabela Kisiq dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësen e saj, Izabela Kisiq, me të cilat bisedoi për zhvillimet aktuale në vend.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është model për ofrimin e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres të theksuar në drejtim të demokracisë e shoqërisë multietnike.

“Kosova ka Kushtetutën më të avancuar sa i përket të drejtave të minoriteteve dhe në praktikë, bashkëpunimi me ta është në fazë të avancuar dhe jemi të përkushtuar që kjo të vazhdojë”, tha Haradinaj.

Nga ana e tyre, kryetarja  e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, si dhe zëvendësja e saj, Izabela Kisiq shprehën gatishmërinë që të bashkëpunojnë më të gjitha institucionet me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat