Geci: Të gjithë bashkëluftëtarët po i frikësohen Speciales

Aktuale

Geci: Të gjithë bashkëluftëtarët po i frikësohen Speciales

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 18:53
Sabit Geci

Sabit Geci, ish- komandant i Zonës Operative të Drenicës ka rrëfyer versionin e tij për luftën dhe kontributin në UÇK si dhe lidhjet e tij me Adem Jasharin.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Geci u deklarua kundër kësaj gjykate, e cila sipas tij nuk gjykon kriminelët e vërtetë.

Tha se nuk duhet bashkëpunuar me të.

“Pranoj vdekjen, e pafytyrësinë nuk e pranoj… Për mua, ai që bashkëpunon me këta (Gjykatën Speciale), është si me bashkëpunua me ata që kanë shkua. Gjemani një ushtarë të UÇK-së që ka bërë krime, unë marr përsipër dënimin e tyre. Është Gjykatë shumë palidhje, nuk merren me ata që kanë kryer krime, merren me viktimat”, deklaroi Sabit Geci  në RTV Dukagjini,.

Geci tha se ai nuk ka pranuar ftesë nga Specialja, mirëpo shtoi se të gjithë bashkëluftëtarët e tij po i frikësohen kësaj gjykate.

“Shumë janë duke u frikësuar. Të gjithë janë duke u frikësuar. Vetëm muhabete i kanë se të gjithë janë duke u frikësuar”, tha Geci.

Duke folur për gjykimet ndaj tij, Geci tha se të gjitha proceset gjyqësore të pasluftës janë të montuara. Mes tjerash shtoi se raporti i Dick Martyt është i bazuar në shpifjet e një shqiptari që ia ka thënë senatorit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat