Ramush Haradinaj vazhdon të tallet me SHBA, ja çfarë shkroi sot ne Facebook

Aktuale

Ramush Haradinaj vazhdon të tallet me SHBA, ja çfarë shkroi sot ne Facebook

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:38
Philip Kosnett dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj ende nuk e ka anuluar vendimin për taksën ndaj produkteve të Serbisë, pavarësisht presionit amerikan dhe evropian.

Madje, SHBA’të tashmë kanë filluar me sanksione ndaj Kosovës, shkaku i taksës, ku edhe është anuluar vizita e gjeneralit amerikan për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat