Deputeti i LDK-së fton Haradinajn të japë dorëheqje

Aktuale

Deputeti i LDK-së fton Haradinajn të japë dorëheqje

Nga: G.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Ramush Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas letrës së personaliteteve të SHBA-së ndaj krerëve të shtetit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ftuar kryeministrin Haradinaj që të japë dorëheqje, nëse dëshiron ta ruajë trimërinë, sepse interesi i Kosovës është miqësia me SHBA-në.

Postimi i tij i plotë:

Trimëria ndaj Serbisë, ishte dhe është virtyt i burrërisë . Trimëria ndaj Amerikës , është kapadaillëk primitiv, e provincial. Ftojmë RH që të jep dorëheqje meqenëse po don ta ruaj trimërinë, në dy rastet edhe me armikun e mikun, sepse interesi i Kosovës e miqësia me SHBA është e përhershme, e postet tona ,janë të përkohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat