Demi: Qeveria me skandale, kryeministri e bie punën me na vendos sanksione SHBA

Aktuale

Demi: Qeveria me skandale, kryeministri e bie punën me na vendos sanksione SHBA

Nga: G.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 19:47
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka reaguar pas letrës së personaliteteve amerikane dërguar krerëve të shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria ka aq shumë skandale brenda ditës , nga numri i zëvendësministrave e deri tek aty ku kryeministri e bie punën që SHBA të na vendos sanksione, përcjell Bota sot.

Demi ka thënë se vetmja mënyrë është të krijohet rezistencë aktive qytetare, por që duket se nuk po ndodhë, pasi hallexhinjtë po e shohin mundësinë e arratisjes jashtë vendit.

Postimi i tij i plotë:

Aq shumë skandale e krime ekonomike prodhon kjo Qeveri brenda ditës, sa nuk mundet askush me mbajt hapin me i evidentu e me reagu ndaj tyre. Skandali i numrit enorm të zëvendësministrave, mbulohet nga numri absurd i emërimit të koordinatorëve, i cili pastaj harrohet nga skandali i listave të veteranë, i cili pastaj harrohet nga vjedhja ashiqare e PTK, humbjet vazhdueshme me miliona euro në autostrada...e deri aty ky Kryeministri e bjen punën me na vendos sanksione SHBA.

E vetmja formë e reagimit ndaj këtyre cubave është rezistencë aktive qytetare, e cila fatkeqësisht nuk po duket se do të ndodhë, ngase hallexhinjtë janë duke shiku mundësitë e arratisjes jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat