Haradinaj: Taksën nuk e heqim, nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë

Aktuale

Haradinaj: Taksën nuk e heqim, nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 20:39
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit në orët e vona të mbrëmjes së sotme me krerët e shtetit, ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb, pavarësisht presioneve nga ndërkombëtarët, nuk do të largohet deri në njohjen e përfundimtare të Kosovës nga Serbia.

Kreu i qeverisë, gjithashtu  bëri të ditur se ai do t’i jap përkrahje  marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, mirëpo pa shkëmbim të territoreve ose korrigjim kufijsh.

Haradinaj për çështjen e taksës tha se duhet të jenë unik i gjithë spektri politik shqiptar, që taksa mos të largohet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Haradinaj: Për mua taksa nuk largohet deri në njohje

“Dëshira jem është që të jemi unik, që taksa të mos të largohet deri në njohje, sa për ketë mua, besoj kam qenë i qartë. Këto ditë dhe në të ardhmen, për mua taksa nuk hjeket deri në njohje”, tha ai.

Ndërsa, sa i për ketë arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, kreu i qeverisë tha se ai do t’i jap përkrahje, por pa u cenuar territori i Kosovës.

Haradinaj: Unë do t’i jap përkrahje një marrëveshje, pa shkëmbim të territoreve

“Unë do t’i jap përkrahje arritjes së një marrëveshje pa shkëmbim të territoreve, pa lëvizje kufijsh ose korrigjim kufijsh, por nuk e hjekim taksën deri në njohje”, deklaroi Haradinaj.

Kurse, në lidhje me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Haradinaj tha se dhe Amerika duhet të kuptojë drejt “se taksa nuk është vendosur ndaj tyre”.

Ai pohoi se SHBA-në e duam, mirëpo nuk i nënshtrohen Serbisë dhe Rusisë dhe siç thotë Haradinaaj, gjithë këtë nuk e bëjnë prej qejfi, apo arrogancës, por pasi që janë në hall të madh.

Ai gjithashtu tha se tash është koha e fundit për t’u arritur  një marrëveshje obligative ligjore, gjithë përfshirëse, e  cila nuk bazohet në territore dhe kufi, por në njohje reciproke dhe  vendosje të marrëdhënieve bilaterale.

Haradinaj: Ne nuk e bëjmë këtë prej qejfi, por jemi në zor

“Ne prej Amerikës çdo gjë që vjen e kuptojmë drejt dhe e kuptojmë se ata i zbatojnë parimet e veta. Unë jam thellë i bindur që Amerika është e vendosur pra me stabilizuar rajonin tonë, Ballkanin, jo vetëm Kosovën, Serbinë dhe rajonin. Ne nuk e bëjmë këtë prej qejfi dhe prej arrogancës, por jemi në zor, Serbia për njëzet vjet nuk ka qenë në rregull, raportet Kosovë-Serbi ende nuk janë në rregull. Është koha  e fundit pra me u arrit  një marrëveshje obligative, ligjore, gjithë përfshirëse Kosovë-Serbi, e cila nuk bazohet në territore dhe kufi, por në njohje reciproke me vendosjen e marrëdhënieve bilaterale, përfshi dhe tregtinë e lirë. Unë e përkrahi një marrëveshje të tillë sa më shpejt”, tha kryeministri Haradinaj. 

Ky takim erdhi vetëm pas pak orëve që Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë u dakordua që të enjten të dorëzoi në Parlamentin e Kosovës platformën përfundimtare mbi dialogun me Serbinë dhe po ashtu pas një letre që Uashingtoni i u ka dërguar krerëve të shtetit tonë, raporton KosovaPress.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të takimit me krerët e shtetit dhe disa ministra të kabinetit qeveritar, ka dhënë detaje për temat që u diskutuan.

Ai ka thënë se në takim u folën të gjitha zhvillimet e fundit në vend.

“Sot kam pasur takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, për të cilin kam respekt, është njëri i zoti dhe i përfaqëson më së miri Amerikën.

Ai ka kërkuar dhe ka sugjeruar që të pezullohet taksa, e ne kemi pasur rastin edhe të tregojmë se e duam Amerikën, por nuk i nënshtrohemi Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar Haradinaj.

Tutje, shefi i ekzekutivit ka thënë se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por për shkak të konfliktit të ngrirë me Serbinë.

“Ne kërkojmë një marrëveshje ligjore gjithëpërfshirëse për njohjen, ku do të përfshihej tregtia e lirë dhe njohja, unë jam jo të pezullohet por të hiqet krejt taksa. Unë jam i vendosur dhe e kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve, nuk është dëshira ime, as qëllimi, as arrogancë e trimëri e pavend, por e lus Amerikën të na kupton ne që e duam Amerikën më së shumti në botë. Nuk mundemi më me iu nënshtrohu Serbisë e me bo hajgare me neve, me na kontestu pikat kufitare, anëtarësimin në Interpol etj”, ka thënë tutje Haradinaj.

Ai ka shtuar se gjithçka që vjen nga Amerika e kupton drejt dhe e kupton që ajo dëshiron vetëm të stabilizoj rajonin.

“Por jemi në zor, është koha të arrihet marrëveshja gjithpërfshirëse me njohje reciproke, përfshirë tregtinë e lirë dhe e përkrahi një marrëveshje të tillë. Këto që i paraqita sot janë ato që mund ti paraqes në emër të atyre qe i përfaqësoj. Taksa mos të hiqet deri në njohje, për mua nuk hiqet deri në njohje nga Serbia. Kur erdha në pushtet ishte demarkacioni i nënshkruar nga dikush tjetër, po ashtu kemi arrit marrëveshje të presidentëve për korrigjim të marrëveshjes, e rasti i tashëm i marrëveshjes obligative me Serbinë është më e rëndësishmja, do ti jap përkrahje arritjes së një marrëveshje”, ka përfunduar Haradinaj.

Përfundon takimi i krerëve të shtetit, s’ka marrëveshje për taksën  

Edhe pas një ore takim ndërmjet liderëve të partive në pushtet, nuk u arritë ndonjë marrëveshje.

Ky takim që u mbajt në një restaurant në Prishtinë, ku ishte edhe Presidenti Hashim Thaçi përfundoi pa marrëveshje për taksën.

Sipas mediave vendore nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë bisedimeve brenda takimit.

Derisa, zyrtarët po shihen duke dalë nga takimi.

Image
Image

Mblidhen krerët e shtetit, Thaçi del nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë i pari nga takimi me krerët e koalicionit qeverisës.

Pas takimit, ai nuk ka pranuar të flasë asgjë pavarësisht përpjekjeve të gazetarëve.

Ndërsa, krerët e partive në koalicion po vazhdojnë të mbajnë takimin brenda restaurantit.

Dy zv/kryeministrat dalin nga takimi

Nga takimi mes Presidentit Thaçi dhe liderëve të partive të koalicionit qeverisës, kanë dalë edhe dy zëvendëskryeministrat e Qeverisë.

Pas Thaçit, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi janë larguar nga takimi.

Limaj për mediat vendore nuk ka pranuar të flasë më shumë, duke thënë se ishte vetëm një takim pune i Qeverisë.

Derisa, të tjerët liderë janë duke mbajtur takim brenda restaurantit.

Image

Mblidhen krerët e shtetit

Presidenti Hashim Thaçi është duke mbajtur takim të përbashkët me partnerët e koalicionit qeverisës.

Takimi i tyre po zhvillohet në një restaurant në Prishtinë.

Ky takim vije pak orë pas letrës së ashpër të zyrtarëve të SHBA-së ku kërkuan pezullim të taksës.

Në letrën e tyre thuhet se nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë raportet e dikurshme mes Kosovës dhe SHBA-së nuk do të jenë të njëjta, duke lënë të nënkuptohet çarjen serioze të marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat