Krasniqi: Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!

Aktuale

Krasniqi: Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka publikuar dy thënie filozofike të cilat kanë lidhje më popullatën tonë.

Po ashtu, ai ka shkruar se “populli, e sidomos popujve që ju mungon arsimi, siç i ka munguar gjatë popullit tonë, në raste të tilla, pa shkrim e shkollë, popujt e mprehin kujtesën, të cilën e kanë si libër”.

Postimi i plotë:                           

NGA FILOZOFIA POPULLORE

Populli, e sidomos popujve që ju mungon arsimi, siç i ka munguar gjatë popullit tonë, në raste të tilla, pa shkrim e shkollë, popujt e mprehin kujtesën, të cilën e kanë si libër. Kështu ishte edhe me popullin tonë i cili ka një filozofi me përmbajtje të thellë. Një faraon i vjetër i Egjiptit, kur ishte zbuluar shkrimi kishte pas thënë: “Auuu, qenka mbytur kujtesa”.

Në ketë rast do i theksoj dy thënie sa filozofike e po aq edhe emblematike të populli tonë, siç janë:

1. “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”!

Popullit tonë shpesh i është përsëritur kjo gjendje dhe në fund e ka përmbledhur në një fjali! Detyrimi për ta mbajtur në kujtesë e ka detyruar që ta ngjesh mirë e mirë në një fjali.

2. “Nuk me erdhi keq prej ujqve që mi shqyen delet, por pse qetë tanë u bashkuan me ta”! Kur nuk ka kush me ta ruajtur torishtën, demi është hazër! Pësimi bie mbi delet e urta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat