Kush po rrezikon zhbërjen e shtetit të Kosovës?

Aktuale

Kush po rrezikon zhbërjen e shtetit të Kosovës?

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 23:56
Agim Krasniqi

Ish Ministër i Financave në Qeverinë Mustafa, Agim Krasniqi ka komentua deklaratat politike që janë bërë politikanët në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  “me rreziku miqësinë me shtetin Amerikan duke u thirrur në atë se Amerika nuk po na mbron jo vetëm nga Serbia, por edhe nga politikanët tanë që po rrezikojnë shtetësinë dhe sovranitetin territorial, kjo është më shumë se demagogji e llojit të saj”.

Postimi i plotë:

Kush po rrezikon zhbërjen e shtetit të Kosovës?

Me rreziku miqësinë me shtetin Amerikan duke u thirrur në atë se Amerika nuk po na mbron jo vetëm nga Serbia, por edhe nga politikanët tanë që po rrezikojn shtetësin dhe sovranitetin territorial, kjo është më shumë se demagogji e llojit të saj. Asnjë e keqe nuk ka fillu e as do të filloj kurrë nga shteti Amerikan po qe se Kosova udhëhiqet dhe drejtohet nga politikanët që ndertojë shtet demokratik dhe shtet të së drejtës. Ne treguam këto vitet e fundit se në emër të sakrifikicës së bërë shtetin e Kosovës në plot raste e kuptuam si një mundësi për tu pasuruar dhe keqpërdorur thuaja nga të gjitha shtresat e shoqërisë, harruam se shtetin duhet ndërtuar e zhvilluar për vete dhe brezat që vijnë.

Po qe se në Kosovë edhe mund ta shitësh për sukses një politik të dështuar, kjo as nuk shitet e as nuk falet në raportet ndërkombëtare e më së paku në raport me shtetin Amerikan.

Nëse nuk ndërtojm ura të reja miqësish, së paku të ruajm urat e ndërtuara të miqësisë që na lanë brezat e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat