Delegacioni shtetëror i gatshëm të votojë nesër platformën për dialogun

Aktuale

Delegacioni shtetëror i gatshëm të votojë nesër platformën për dialogun

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:02

(E plotësuar) -Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë i ka dhënë sot komentet përfundimtare në platformën e përgatitur për dialogun me Serbinë. Delegacioni shtetëror pret që nesër pasdite ta votojnë dokumentin dhe të njëjtin ta dërgojnë të krerët institucional, ndërsa të premten platforma pritet të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit me krerët institucionalë që mbajtën sot në zyrën e kryetarit të Kuvendit, delegacioni ka vazhduar sot punimet në platformën për dialogun me Serbinë.

Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, Enver Hoxhaj, Avni Arifi e të tjerë kanë punuar edhe njëherë sot në dokumentin që presin të dorëzojnë tek institucionet shtetërore.

Pas një takimi disa orësh, bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se sot kanë dhënë komentet e fundit në dokument.

Ahmeti: Nesër jemi të gatshëm ta votojmë platformën

“I dhamë komentet përfundimtare që i patëm. Tash, edhe njëherë e dërgojmë sot në subjektet politike, në grupe të ndryshme për ta diskutim, dhe besoj që nesër jemi të gatshëm për ta votuar në delegacionin shtetëror. Nëse nesër i bëjmë të gjitha ndryshimet, e votojmë, atëherë besoj që të premten mund ta dërgojmë në Kuvend”, tha ai.

Ahmeti tha që presidenti Hashim Thaçi mund t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës lidhur me përmbajtjen e platformës, por ai deri më tash nuk ka pasur ndonjë kërkesë apo të shtojë diçka në dokument.

Ahmeti: Për platformën, presidenti mund t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me një letër

“Ne i kemi thënë edhe presidentit, nëse ka diçka me shtuar. Ai është president, mund t’i  dërgojë Kuvendit letër në momentin kur caktohet seanca. Nuk kemi pas kërkesa të tilla. Kjo buron nga mandati i Kuvendit dhe diskutimet që kemi pasur në delegacionin shtetëror”, tha ai.

Ndryshe, Ekipi negociator për dialogun është mbledhur dje dhe pardje që të diskutojë për përmbajtjen e platformës lidhur me bisedimet me palën serbe në Bruksel. /

Ahmeti: Mos ta lëmë kryeministrin vetëm, korrigjimi i kufijve nuk përfshihet në platformë

 Shpend Ahmeti, njëri nga kryesuesit e Ekipit negociator për bisedime me Serbinë, tha se as kryeministri Ramush Haradinaj dhe as të tjerët nuk duhet lënë vetëm për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, duke kërkuar kështu nga liderët kosovarë të mbajnë një qëndrim të përbashkët.

Ai këto komente i bëri pas takimit të krerëve institucionalë dhe ekipit negociator për dialogun me Serbinë, pas finalizimit të platformës për bisedimet në Bruksel.

Ahmeti me këtë rast bëri thirrje që krerët e lartë shtetërorë të mos e lënë njëri-tjetrin vetëm në çështjen e taksës, ndërsa shprehu besimin se kjo nuk do të  rrezikojë raportet me SHBA-në, pavarësisht letrës së dërguar lidhur me heqjen e taksës nga ana e Uashingtonit zyrtar.

Ahmeti: Mos ta lëmë kryeministrin vetëm, krejt presioni bie mbi të

"Mos ta lëmë njëri-tjetrin vetë në këto tema. Nuk mundemi me lënë kryeministrin vetë, krejt presioni tash vjen tek ai. Nuk do ta lëmë vetë njëri-tjetrin, nëse marrim vendim bashkë me mbajt taksën, do ta mbajmë të gjithë, nëse merret vendimi me heq taksën ta ndajmë kritikën bashkë. Është e qartë që ka filluar të eskalojë pak edhe marrëdhënia me SHBA. Megjithatë jam i bindur që kjo nuk rrezikon marrëdhëniet tona me SHBA-të", tha Ahmeti.

Ai tha se çështja e korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi nuk do të përfshihet në platformën për bisedimet me palën serbe në Bruksel.

Ahmeti: Korrigjimi i kufijve nuk përfshihet në platformë

"Ajo çka po kërkoj është të kemi një qëndrim unik si shtet. Nuk jemi të fortë karshi të tjerëve nëse kemi një përfaqësues të institucionit që thotë ky është vendim i duhur, tjetri thotë ky nuk është vendim i duhur. Në momentin kur shkojmë me një kërkesë dhe kërkesa ka qenë që Serbia të ulet pa kushte në tavolinë, nuk kemi çka e heqim taksën, se mundemi me i qit 100 kushte të tjera. Në momentin kur e bëjmë këtë kërkesë në Bruksel apo Uashington, ata e dinë që ka mospajtime në Kosovë", tha Ahmeti.

Për më tepër, Ahmeti ka bërë të ditur se platforma për dialogun me Serbinë pritet të dërgohet zyrtarisht të premten në Kuvend, ndërsa sa i përket letrës së SHBA-së lidhur me taksën, ai tha se nuk ka ndonjë ndryshim nga ana e kryeministrit Haradinaj sa i përket heqjes së saj.

Ahmeti: S’ka ndryshim të qëndrimit për heqjen e taksës

“Kryetari i Kuvendit ka thirr takim të krerëve të institucioneve dhe delegacionit shtetëror ku janë diskutuar dy gjëra, çështje përfundimtare për platformën dhe letra e SHBA-ve. Natyrisht, ne jemi para përfundimit. Kemi një draft të fundit. Sot i kemi edhe disa diskutime. Pres që ndoshta të premten ta dorëzojmë zyrtarisht, pra nuk ka ndonjë befasi, diskutuam edhe njëherë që t’u dorëzohet një draft edhe krerëve, nuk pat ndonjë mos pajtim. Në pjesën tjetër ishte më shumë njoftim i kryetarit të Kuvendit që dëshiroi zyrtarisht të njoftojë dhe të marrë konfirmimin nga të gjithë se a e kanë parë letrën nga SHBA. Nuk mendoj që ka lëvizje të qëndrimeve sa i përket përfaqësuesve të ndryshëm se çka mendojnë. Nuk mendoj që ka ndryshuar diçka as në qëndrimin e kryeministri", tha ai.

Ndryshe, dje Ekipi negociator për dialogun me Serbinë ka finalizuar platformën për bisedime në Bruksel.

***

Ka përfunduar takimi i delegacionit shtetëror me krerët e shtetit, për dialogun me Serbinë, ndërkaq bashkëkryesuesi i Ekipit negociator, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka thënë se deri të premten nuk do ta dorëzojnë platformën pasi janë duke analizuar çdo pjesë të saj.

Ahmeti tha se në takim janë diskutuar platforma dhe letra dërguar Kosovës nga SHBA-të.

“Janë diskutuar dy gjëra. Çështjet përfundimtare të platformës dhe letra e SHBA-së. Pres qe të premten ta dorëzojmë zyrtarisht platformën. Nuk ka ndonjë risi. Edhe krerëve të shtetit do të ju dorëzohet platforma. Nuk pati ndonjë diskutim që të ketë mospajtime”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, platformën janë duke e shikuar dhe studiuar dalëngadalë që mos të ketë asnjë gabim, pasi platforma do të lexohet nga të gjitha palët përfshi Bashkimin Evropian (BE) dhe Serbinë.

Ahmeti po ashtu tha se sot gjatë ditës do të takohen dhe njëherë.

“Dje kemi pasur një takim diku katër orë. Kemi shikuar fjalë për fjalë çdo pjesë të platformës. Sot do të takohemi dhe njëherë për ta parë sa jemi të kënaqur. Nuk do ta dërgojmë pa e pa tekstin a është mirë fjalë për fjalë. Qëndrimi jonë kryesor është njoha e ndërsjellë”, ka thënë ai.

I pyetur se a është e përfshirë në platformë edhe taksa e Kosovës e vendosur ndaj produkteve serbe ai tha: “As nuk u përmend në takim as nuk është e përfshirë në platformë”.

***

Bashkërkyesuesi i Ekipit Neogciator, Shpend Ahmeti pas takimit me krerët shtetëror ka folur për media.

Ahmeti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar dy tema, ajo e platformës me Serbinë dhe letra e zyrtarëve amerikanë ndaj tre përfaqësuesve të institucioneve.

“Për platformën i kemi edhe disa diskutime pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. E diskutuam edhe një herë me krerët e vendit se mos kanë ndonjë koment përfundimtar për platformën”, ka deklaruar Ahmeri.

Sipas tij, në pjesën tjetër të takimit kryetari i Kuvendit u njoftua nga liderët të tjerë se e a kanë pranuar letrën e SHBA-ve.

“Mirëpo edhe pas kësaj nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se ka mospajtime në Kosovë rreth kësaj çështje mirëpo për këtë e merr vendimin Qeveria e Kosovës dhe jo të tjerët.

“Nuk duhet ta lëmë vet njëri-tjetrin nëse marrim vendim ta mbajmë taksën atëherë ta mbajmë nëse jo atëherë ta heqim”, ka shtuar Ahmeti.

Sa i përket platformës, Ahmeti ka thënë se nuk do të dërgojnë në Kuvend pa e finalizuar tekstin fjalë për fjalë pasi ai do të lexohet edhe nga Serbia dhe Bashkimi Evropian.

***

Kryetari i Kuvendit ka thirr takim të krerëve të institucioneve dhe delegacionit shtetëror ku janë diskutuar dy gjëra, çështjet përfundimtare për platformën, dhe letra e SHBA-së.

Image

“Natyrisht ne jemi para përfundimit kemi një draft të fundit, sot i kemi edhe disa diskutime, pres që ndoshta të premten ta dorëzojmë zyrtarisht, pra nuk ka ndonjë befasi, diskutuam edhe njëherë që tu dorëzohet një draft edhe krerëve, nuk pati ndonjë mos pajtim. Në pjesën tjetër ishte më shumë njoftim i kryetarit të Kuvendit që dëshiroi zyrtarisht të njoftoi dhe të merr konfirmimin nga të gjithë se a e kanë parë letrën nga SHBA-së”, ka bashkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.

***

Ka përfunduar tashmë takimi i krerëve të vendit me ekipin negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi mbrëmë, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, sot krerëve shtetërorë u është dorëzuar draft-platformën për dialog.

Pas përfundimit të takimit të sotëm, Shpend Ahmeti që kaloi para mediave nuk pranoi të tregoj detaje për ato që janë diskutuar brenda.

Derisa, të pranishmit tjerë në takim, dolën nga ana tjetër e Kuvendit, ku mediat nuk u lejuan të afrohen.

Madje, mediat nuk janë lejuar të afrohen as afër sallës ku është mbajtur takimi i mbyllur i ekipit negociator me krerët e shtetit. 

***

Fatmir Limaj, bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për Dialogun me Serbinë, ka arritur në Kuvend ku pritet që sot të dorëzoj Draft-Platformën për Dialog.

Edhe dje Limaj deklaroi se në këtë draft kanë punuar detajisht, ku do tu dërgohet krerëve dhe partive, duke i mundësuar delegacionit vendimin final pas konsultimit dhe pas mundësive të intervenimit apo sugjerimet që mund t’i kenë krerët.

Sipas tij, në fund delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe pas trajtimit të tyre, e voton draft-platformën dhe nga ai moment i dërgohet zyrtarisht edhe parlamentit të Kosovës.

Image

***

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj, do të dorëzojë platformën për dialogun me Serbinë të përgatitur nga ekipi shtetëror.

Takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ka nisur para pak çastesh në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Veç dorëzimit të platformës për dialog, merret vesh se në këtë takim do të diskutohet edhe për taksën.

***

Ekipi negociator pas disa orë punimesh, të martën ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe sot do t’ua dorëzojë për shqyrtim krerëve të shtetit, pas të cilit do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

***

Ekipi negociator pas disa orë punimesh, të martën ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe sot do t’ua dorëzojë për shqyrtim krerëve të shtetit, pas të cilit do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur pas takimit nga bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj.

Ai tha se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojnë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Limaj po ashtu tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

Draft-Platforma për dialogun u dorëzohet sot krerëve të shtetit

Draft-platforma për dialogun me Serbinë sot do t’u dorëzohet për shqyrtim krerëve të shtetit dhe pastaj do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj, tha mbrëmë se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Limaj po ashtu tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat