Shënohet 49 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Aktuale

Shënohet 49 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:38
Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 13 shkurt - Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU) organizon sot ngjarjen gjithë ditore “Odisejë: Universiteti i Prishtinës ndër vite” që do të mbahet në  Modelarium e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
 
Për të shënuar 49 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, KITU organizon një ekspozitë për historinë e Universitetit, panele diskutimi dhe një mbrëmje argëtuese.
 
Hapja solemne do të mbahet sot ku të pranishmit do të kenë rastin të shohin ekspozitën. 

Pas hapjes, përfaqësuesit e organizatave anëtare të Koalicionit do të prezantojnë punën e realizuar gjatë vitit 2018 dhe do të diskutojnë sfidat kyçe të arsimit të lartë në Kosovë.
 
Me pas, do të mbahet një diskutim mes rektorit të UP-së Marjan Dema,  Ministrit të Arsimit Shyqyri Bytyqi, dhe drejtorit të Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Pupovci.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. 

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat