Tre skenarët e mundshëm që mund të ndodhin në Kosovë, Abazi: Ky është problemi kryesor i shtetit

Aktuale

Tre skenarët e mundshëm që mund të ndodhin në Kosovë, Abazi: Ky është problemi kryesor i shtetit

Nga: A.Zh Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 07:49
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi ka analizuar krizën politike në Kosovë. Abazi në një postim në Facebook, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për sabotim të Kosovës në një shkallë tjetër.

Ai ka përmendur tre skenarët që mund të ndodhin në Kosovë ditëve në vazhdim.

Si zgjidhje, Abazi ka përmendur suspendimin e taksës ndaj produkteve serbe dhe dorëheqjen e qeverisë në të njëjtin vendim, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se problem aktual i Kosovës është si të ruhet interesi dhe miqësitë e saj të rëndësishme, si dhe të ruhet UÇK-ja, pa “u përlyer” nga Hashim Thaçi edhe një herë.

Sipas Abazit, LDK-ja nuk duhet të futet në koalicion me PDK-në në rast të rrëzimit të Qeverisë, pasi siç ka thënë ai, kjo do të ishte “vetëvrasje politike” e kësaj partie”.

Më poshtë postimi i plotë i Abazit pa ndërhyrje:

Thaci ka arritur ta sabotoje Kosoven ne nje shkalle tjeter

Suspendimi takeses dhe dorheqja e qeverise ne te njejtin vendim!

Tre skenaret perballe:

1. Skenari ku nuk bie qeveria dhe vazhdohet me te njejtin avaz eshte perveq demtues eshte platforme per Thacin per tu shfajsuar para te huajve.

2. Skenari ku bie qeveria dhe hyn kushdotjeter ne koalicion me PDK eshte jokushtetues, dhe vetvrasje politike.

3. Skenari kur bie qeveria dhe vendi shkon ne zgjedhje eshte kthim tek demokracia, njohje e sakrifices dhe vendimeve te medhaja ne moment kritike dhe sigurisht qe nje kontribut i madh ne drejtim te largimit te Thacit dhe Veselit nga skena politike Kosovare qe eshte parakusht per te parandaluar deshtimin e shtetit.

Le te supozojme se ngutia, presioni dhe e gjithe gallama lidhur me marreveshjen me Serbine ka te beje me fatin e Thacit te nderlidhur me Gjykaten Speciale. Ne nje perkufizim te tille supozues por krejt real e te mundshem, Thaci nepermejt sekserve te llojit te Jeffrey Nice ka negociuar per lirine tij me nje marreveshje qe leshon territore dhe degradon shtetesine e Kosoves. Eshte krejt publike qe akuza e Dick Martit eshte e drejtuar kah Hashim Thaci dhe jo kunder UCK siq po pretendon Thaci ta paraqese. Nese Dick Marti ka qene nen ndikimin Serb ose te kujtedo tjeter kjo eshte shume pak e rendesishme sot kur Kosoves po i rrezikohen shume gjera dhe perderisa vet Thaci e ka pranuar gjyakten speciale.

Paraqitja e Thacit para gjykates speciale eshte pothuaj e paevitueshme dhe do te ishte naive mos me mendu se Thaci ashtu siq eshte "tradhetuar" nga bashkesia nderkombtare siq thoshte per formimin e gjykates speciale, se nuk do te "tradhetohet prap" kur kerkohet nga ai qe te nenshkruaj marreveshje te demshme dhe mepastaj me nguti te paraqitet para gjykates speciale e marreveshejt ndoshta do te ishin faktore lehtesues ne gjykate. Por aty ku e ka futur veten Thaci duke luajtur lojen me "Russian Rullet"- fajin e ka te vetja dhe njerezit qe e rrethojne e qe i kane rrahur shpinen per shkathtesite per te tradhetuar kedo dhe secilen ceshtje ne 20 vitet e fundit. Kosova nuk i ka borgj asnje cent!

Problemi eshte si te ruhet Kosova, interesi i saj dhe miqesite e saj te rendesishme dhe si te ruhet UCK pa u perlyer nga Thaci edhe njehere. Ky eshte momenti historik per Ramush Haradinaj qe te largohet nga qeveria dhe te behet shpallja e zgjedhjeve. Ramushi do te jete fituesi me i madh ne duelin me Thacin nese terhiqet dhe vendi shkon ne zgjedhje. Po e shtroj doreheqjen si opcion perndryshe Kosova nuk ja ka borgj Ramushit e as Thacit e Veselit per te qene peng i tyre. Lufta nuk eshte proces i privatizimit te vendit e as licence per ta blere.

E natyrshme qe mund te kete presione qe LDK te hyje ne koalicion nese largohet Haradinaj, por nga rregulli i percaktuar se vetem koalicionet parazgjedhore mund te formjone qeveri, ky opcion eshte jokushtetues tanime qe domosdoshmerisht sjelle tek zgjedhjet e reja. Hyrja pas laqrgimti te qeverise Haradinaj ne koalicion me PDK do te ishte nje vetvrasje politike e LDK.

Ne kete situate pisk qe ka krijuar Thaci duke u pozicionuar kunder takses dhe duke krijuar mundesine qe Vucic qe te kerkoje terhqjen e takses si parakusht per dialog, veprimi me i menqur politike eshte qe te suspendohet taksa dhe ne te njejten kohe te jepet doreheqje. Ky vendim do ta respketonte kerkesen e quditshme te Palmer por ne te njejten kohe do ta largonte mundesine qe Kosova te paguaj haracin per Thacin.

Nje gje qe duhet shtuar per letren e Palmer eshte se Administrata e tanishme e SHBA nuk eshte se ka rekord te nje koncensusi per ceshtjet, pas terheqjes se Ëess Mitchell, pozicioni kyq eshte bosh dhe letra e Palmer duhet shikuar edhe nga ai kend por meqe Thaci ka qene protagonist i situates se krijuar tanime letra e Palmer ekspozon faktin qe rrethimi i kryeminstrit me njerez te padijshem siq eshte Pacolli e Ahmeti nuk eshte forma me mire per te qene i pergaditur per ballafaqim me sfida qe tejkalojne kufinjet e marreveshjeve mediokre e provinciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat