Profesori i njohur pyet Thaçin: “Je me akademikët apo me Baton Haxhiun njeriun e Serbisë?”

Aktuale

Profesori i njohur pyet Thaçin: “Je me akademikët apo me Baton Haxhiun njeriun e Serbisë?”

Nga: N.H Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:10
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një njoftimi është deklaruar kundër idesë së korrigjimit të kufijve.  

Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe atij të Arteve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shprehur shqetësime serioze lidhur me diskursin politik sa i përket fazës së fundit të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, pas kësaj, ka reaguar edhe profesori i njohur, Binak Maxharraj, shkruan "Bota sot".

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë një pyetje publike për kreun e shtetit të Kosovës, Hashim Thaci, duke e pyetur këtë të fundin, se a është me akademikët apo më gazetarin Haxhiu, që siç e ka quajtur ndryshe, si njeriun e Serbisë.

Ja postimi i tij në Facebook:

PRESIDENT A JË MË AKADEMIKËT APO MË BATON HAXHIUN NJERIUN E SERBISË.

Pasi ASHK të Kosovës doli haptas në mbrojtj të kufijve, mbetet të shihet së Hashim Thaçi a po e mbanë anën e Akademikëve apo anën rrugaqëve të tipit Edi Rama dhe Baton Haxhiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat