Analisti politik thotë se Haradinaj pritet ta thotë fjalën magjike: Taksën po e pezulloj, hatri i madh i Amerikës…

Aktuale

Analisti politik thotë se Haradinaj pritet ta thotë fjalën magjike: Taksën po e pezulloj, hatri i madh i Amerikës…

Nga: N.H Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:38
Ramush Haradinaj

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Daradan Islami, ka bërë një koment rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për tarifën e vendosur nga Qeveria Haradinaj ndaj mallrave serbe.

Islami thotë se Haradinaj pritet që ta thotë këtë fjali magjike që taksën po e pezullon, hatri i madh i Amerikës, sepse i mbetemi borxhli tërë jetën, përcjell "Bota sot".

“Nga Haradinaj pritet qe ta thote kete fjali magjike: "Taksen po e pezulloj, hatri i madh i Amerikes, sepse i mbetemi borxhli tere jeten"! Me ju kap Ekonomise, me shftytezu momentin dhe me pas nje kerkes per Amerikanet qe te investojne dhe t'na ndihmojne seriozisht ta rikembim ekonomine tone, e njekosisht edhe Ushtrinë! Nje fjali magjike e rritullon situaten!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit në orët e vona mbrëmë me krerët e shtetit, ka ritheksuar se taksa ndaj shtetit serb, pavarësisht presioneve nga ndërkombëtarët, nuk do të largohet deri në njohjen e përfundimtare të Kosovës nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat