Thaçi shpreh ngushëllime për familjen e profesor Idriz Ajet

Aktuale

Thaçi shpreh ngushëllime për familjen e profesor Idriz Ajet

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 08:42
Hashim Thaçi dhe profesor Idriz Ajeti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shpreh ngushëllime për vdekjen e akademiut Idriz Ajeti, përcjell “Bota sot”.

Thaçi ka shkruar se, profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë.

Ai ka shkruar se, profesor Idriz Ajeti  dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë.
Postimi i plotë:

Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti! HTH
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat