Byqyti për Idriz Ajetin: Humbëm një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës

Aktuale

Byqyti për Idriz Ajetin: Humbëm një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:44
Idriz Ajeti

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e akademik Idriz Ajeti.

Vlerëson se Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës.

Telegrami i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit. Familja Ajeti sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës.

Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit tonë drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit tonë në botë.

Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të akademik Ajetit,  i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familjarë të akademik Ajetit, miq e bashkëpunëtorë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat