Lekaj flet për takimin e mbrëmshëm me liderët

Aktuale

Lekaj flet për takimin e mbrëmshëm me liderët

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 09:58
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dje ftoi liderët e shtetit në një takim në njërin nga restorantet e Prishtinës. Pak pasi u bë publike letra nga SHBA, ku kërkohej heqja e menjëhershme e taksës, burrështetasit kosovarë diskutuan edhe për këtë masë, por, nuk u lëkundën nga vendimi për të.

Lekaj ka treguar se çka u diskutua në takim.

Një orë pasi që tre liderët, presidenti Hashim Thaçi, krye parlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj morën edhe një paralajmërim nga SHBA për taksën, këta të fundit së bashku me ministrat u mblodhën me ftesë të Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Duke folur, Lekaj është deklaruar se ky ishte një takim miqësor që u mbajt në prag të përvjetorit të pavarësisë.

Mirëpo, duke shtuar se është diskutuar edhe për temat aktuale, në këtë rast për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Unë i kam ftuar kolegët e mi dhe krerët e shtetit në një darkë miqësore në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Normalisht që politik bërësit kur ulen në tavolinë të përbashkët nuk mund tu ikin temave aktuale, por qëllimi i takimit ishte thjesht miqësor”, bëri të ditur Ministri Lekaj.

Por, ai po shton se për këtë masë nuk u diskutua gjatë kohës sa në takim ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili është më i zëshmi që kjo masë të hiqet apo pezullohet.

Sipas Lekajt, për këtë masë u diskutua pasi që Thaçi doli nga takimi.

Ndërkaq, pas tij, kryeministri Ramush Haradinaj u deklarua se nuk kanë ndryshuar mendim për taksën dhe se ajo nuk do të hiqet deri në njohje nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat