Vuçiq: Dikush në rajon po i frikësohet forcimit të Serbisë

Aktuale

Vuçiq: Dikush në rajon po i frikësohet forcimit të Serbisë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Aleksander Vuçiq

Ditë më parë kishte thënë se prapa atyre protestave qëndron dikush nga Kosova, pasi sipas tij një gjë të tillë e tregon raportimi i mediave në gjuhën shqipe dhe rëndësia që i japin një proteste të tillë.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe sot. Sipas tij dikush po i frikësohet forcimit të Serbisë në rajon.

“Vendet e rajonit janë të frikësuara nga fakti se Serbia është më e fortë”. Pse ata (mediat në rajon) e duan rënien e Aleksander Vucicit, cili është problemi im me ta, çfarë kam bërë kundër tyre”, ka thënë Vucic për Pink, transmeton Gazeta Express.

Sipas presidentit serb, qytetarët e dinë se kush është i miri dhe kush është i keqi.

“Ata e dinë se kush po bën mirë për vendin dhe kush jo”, është shprehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat