Vladimir Putin i shkruan letër Aleksandër Vuçiqit

Aktuale

Vladimir Putin i shkruan letër Aleksandër Vuçiqit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:28
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin ia ka dorëzuar nje letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e cila i është shkruar nga Vladimir Putin.

Putin në këtë letër, ia uron Vuçiqit ditën shtetërore të Serbisë.

“Është kënaqësi të ju them se bashkëpunimi mes shteteve tona po merr një dinamikë të re në të gjitha aspeketet”, shkruan Putin në letrën dërguar Vuçiqit.

Në këtë letër Putin gjithashtu falënderon Vuçiqin për ‘pritjen e ngrohtë që iu bë në Beograd” gjatë vizitës së tij.

Vuçiq e ka falënderuar Putinin përmes ambasadorit rus në Beograd duke u shprehur i kënaqur për marrëdhëniet e ngushta mes të dyja vendeve.

Ndërkohë, ambasadori rus, edhe një herë ka potencuar pozicionin e Rusisë karhsi dialogut me Kosovës, duke përmendur edhe taksën ndaj Serbisë e cila sipas tij “ka ndikuar që të mos vazhdohet dialogu’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat