Haradinaj: Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali është shndërruar në festë të përbashkët

Aktuale

Haradinaj: Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali është shndërruar në festë të përbashkët

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali tashmë është shndërruar në festë të përbashkët, përcjell “Bot sot”.

Haradinaj në këtë postim në faqen zyrtare të tij ka shkruar se, komuniteti ashkali ka qenë pjesë e proceseve deri në liri dhe shtetndërtim të Kosovës

Postimi i plotë:

Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali tashmë është shndërruar në festë të përbashkët. Rast i mirë, që në prag të shënimit të kësaj dite, në emër të Qeverisë t'i uroj ata dhe të shpreh përkushtimin, që komuniteti ashkali, përpos të drejtave kushtetuese të gëzojë edhe mirëqenie ekonomike, sociale e kulturore. Komuniteti ashkali ka qenë pjesë e proceseve deri në liri dhe shtetndërtim të Kosovës. Avancimi i shtëpisë sonë të përbashkët është synim i të gjithë neve. Urime Dita e Flamurit bashkëqytetarëve tanë! RH
 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat