‘Shpërthen’ zyrtari i PDK: Na keni lodh me fraza boshe, ju milioner, ju konsumues të produkteve cilësore e të shtrenjta

Aktuale

‘Shpërthen’ zyrtari i PDK: Na keni lodh me fraza boshe, ju milioner, ju konsumues të produkteve cilësore e të shtrenjta

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 11:30
Arben Gecaj

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj ka reaguar në lidhje me taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Ai në një shënim në Facebook tha se qytetarët kanë mosbesim total në institucione.

Reagimi i plotë:

Mosbesim total i politikës në qytetarin.

Qasja e një pjese të politikës në taksën 100% tregon shumë se si e percepton politika qytetarin. Pra zero besim, një lloj moralizimi primitiv thuajse ne nuk kemi kokë. Ata tani na ruajnë ne qytetarëve sikurse bishën e egër nga produktet serbe, pra, nese suspendohet taksa per nje kohë, ne do t’i versulemi produkteve serbe si të marrë.

Edhe njeher po e potencoj, kjo s’ka të bëjë më poltikë, ka të bëjë me të “menqurit” dhe ne “budallenjët”.

Në fakt,realiteti është ndryshe. Qytetari ka mosbesim total në politikën. Ajo është fajtore, ajo nuk ka ditur në këto 20 vite të krijojë një kuturë tjetër ekonomike dhe konsumuese. Mos të harrojmë, kryesisht janë këshilltarët kryesor të njerezeve të fuqishëm në politikë importuesit më të medhenjë të produketeve serbe.

Prandaj, na keni lodh me fraza boshe, ju milioner, ju konsumues të produkteve cilësore e të shtrenjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat