Haxhiu: Ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve, janë të pashpirtë

Aktuale

Haxhiu: Ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve, janë të pashpirtë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Baton Haxhiu

Gazetari  Baton Haxhiu, tha në një intervistë për “Tempora” me Sonila Meçon në Ora Neës, se kryeministri Edi Rama nuk ka një qëndrim publik për çështjen e shkëmbimit të territoreve. Sipas Haxhiut të gjithë ata që thonë se Rama është pro ndryshimit të kufijve janë të pashpirtë.

Pjesë nga biseda:

Haxhiu: Si mund të jeni kaq të pashpirt me vendin tuaj sepse ju e fyeni kryeministrin për faktin se ai ka një qëndrim për çështjen e Kosovës.

Meço: Ka një qëndrim z.Rama për çështjen e ndarjes së Kosovës?

Haxhiu: Nuk ka! Me sa di unë nuk ka një qëndrim publik. Privat unë nuk e di sepse nuk vlen asgjë.

Meço: Jeni shumë afër z.Rama. E këshilloni për kaq gjë për z.Thaçi?

Haxhiu: Unë jap gjykime se çfarë është e mirë për këtë vend sepse unë jetoj këtu. Unë jap gjykime për Shqipërinë sepse jetoj në Shqipëri.

Nëse më pyet mua pse jam për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë të jap 1 mln arsye pse. Statistikat janë që kosovocentrizmi është shumë i rritur dhe popullata e Shqipërisë është gjysmë për gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat