Ahmeti për raportet Kosovë-SHBA: Gjendja është serioze, Haradinaj të mos lihet i vetëm

Aktuale

Ahmeti për raportet Kosovë-SHBA: Gjendja është serioze, Haradinaj të mos lihet i vetëm

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Bashkekryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti

Bashkekryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje liderëve politik që të dakordohen lidhur me largimin apo mbajtjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Ai ka thënë se gjendja është seriose karshi raporteve Kosovë-SHBA, mirëpo Haradinaj nuk duhet të lihet i vetëm në këte situatë.

Këto komente Ahmeti i bëri pas takimit me krerët shptetëror Thaçi-Veseli-Haradinaj-Limaj.

Ai tha se ky takim ishte thirrur nga Kryetari i Kuvendit për të qartësuar se a kanë pranuar të gjithë liderët letrën e ashpër, të dërguar dje nga SHBA-të lidhur me taksën.

Ahmeti poashtu njoftoi se në këtë takim u diskutua edhe për platformën e dialogut Kosovë-Serbi, mirepo ende nuk ka asgjë konkrete ndërsa pritet që të finalizohet të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat