Mustafa: Kosova ka humbur intelektualin i cili jetën ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë

Aktuale

Mustafa: Kosova ka humbur intelektualin i cili jetën ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:41
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen e Idriz Ajetit, akadamikut i cili ndërroi jetë.

Ky është telegrami i plotë i ngushëllimit:

E nderuara familje Ajeti,

Vdekja e Idriz Ajetit është një humbje e madhe për familjen, LDK-në, Akademinë e Shkencave dhe Arteve dhe gjithë shoqërinë tonë.

Akademik Idriz Ajeti dha kontribut të madh në jetën shkencore, politike dhe kulturore në vendin tonë.

Kosova ka humbur intelektualin dhe veprimtarin i cili jetën e tij ia kushtoi zhvillimit të albanologjisë.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat