Izmaku: Zhvillimi ekonomik bëhet duke hapur fabrika dhe vende pune e jo duke i mbyllur ato

Aktuale

Izmaku: Zhvillimi ekonomik bëhet duke hapur fabrika dhe vende pune e jo duke i mbyllur ato

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Foto nga takimi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, ka pasur një takim me përfaqësuesit e Sindikates së punëtorëve të Llamkosit, të cilet na shprehën shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Ekonomike, për likuidim pa kushte të fabrikës në fjale, ku nuk është përfillë kërkesa e punëtorëve për mos ndërrim të destinimit, përcjell“Bota sot”.

Ajo ka thënë se me këtë vendim të Gjykatës Ekonomike për likuidim të Fabrikës "Llamkos", ka rrezik që kjo fabrikë të humbë destinimin dhe investimet milionëshe në dekada

Izmaku shkruan se zhvillimi ekonomik bëhet duke hapur fabrika dhe vende pune e jo duke i mbyllur ato.

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me deputetin Bekim Haxhiu, takuam përfaqësuesit e Sindikates së punëtorëve të Llamkosit, të cilet na shprehën shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Ekonomike, për likuidim pa kushte të fabrikës në fjale, ku nuk është përfillë kërkesa e punëtorëve për mos ndërrim të destinimit.

Me këtë vendim të Gjykatës Ekonomike për likuidim të Fabrikës "Llamkos", ka rrezik që kjo fabrikë të humbë destinimin dhe investimet milionëshe në dekada, të përfundojnë të shitura si hekur! Në takim me përfaqësuesit e sindikatës, ju premtuam që nuk do t'i lëmë të vetëm në këtë betejë, qindra familje që jetuan nga kjo fabrike! Vushtrria dhe Kosova nuk duhet ta humbin këtë aset të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik! Zhvillimi ekonomik bëhet duke hapur fabrika dhe vende pune e jo duke i mbyllur ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat