Shaban Syla letër nga burgu për Ibrahim Kelmendin: Kush e shtyri Agron Sylejmanin të kryente atentate të ndryshme dhe si i nxite disa ushtarët ta vrasin Xhavit Halitin

Aktuale

Shaban Syla letër nga burgu për Ibrahim Kelmendin: Kush e shtyri Agron Sylejmanin të kryente atentate të ndryshme dhe si i nxite disa ushtarët ta vrasin Xhavit Halitin

Nga: Bota Sot Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:12
Shaban Syla

Shaban Syla letër nga burgu për Ibrahim Kelmendin: Kush e shtyri Agron Sylejmanin të kryente atentate të ndryshme dhe si i nxite disa ushtarët ta vrasin Xhavit Halitin

I dënuari në procesin gjyqësor “Bllaca 2”, Shaban Syla përmes familjarëve të tij, e ka dërguar në adresë të gazetës “Bota sot”, një letër nga burgu, me anë të së cilës i drejtohet Ibrahim Kelmendit, njërit prej themeluesve të ish Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Syla në këtë letër e akuzon Kelmendin për nxitje të disa vrasjeve.

Me poshtë ju sjellim letrën e plotë:

Me vëmendje i kam lexuar pohimet e z. Kelmendit dhe nuk habitem nga dinakëria e tij sepse ai pretendon që opinionit ti shes dokrra në stilin e tij qe nuk ka rëndësi se cila është e vërteta por çka besohet si e vërtetë. z Kelmendi me qellim po e tërheqë vëmendjen nga një situatë reale duke i akuzuar të tjerët me shpifje të ulëta, por bindu që të gjithë ata të cilët i atakoni ju vetëm nder ju bën, askush nuk e besoj që mburret me respektin tënd pasi që të ka dalë boja që moti. Nëse ndonjëherë do të ketë drejtësi të mirëfilltë populli do të të shoh në fakt kush jeni edhe çka keni bërë tashmë disa kanë dalë në publik se ju jeni nxitës i disa vrasjeve. Këto dëshmi i ka edhe prokuroria që ju jeni nxitësi financuesi i krimeve të ndryshme. Kush e shtyri Agron Sylejmanin të kryente atentate të ndryshme, ju i manipuluat disa ushtar të UÇK duke e keqpërdorur atdhetarizmin e tyre i nxite të vritnin edhe Xhavit Halitin. Në dy raste një herë Agron Sylejmanin, në vitin 2000, pastaj sërish në shtator  të 2008  i ofrove një snajper sigsaver një ushtari tjetër në apartamentin në Pejë, dhe mjete logjistike për vrasje të Xhavit Halitit po ashtu nxite vrasjen e djalin të axhes tënd Genc Kelmendit pasi i njëjti ti mori 1 milion e gjysmë Dm. pik të fondit Vendlindja Thërret ..edhe Gencin e paraqite kinse spiun edhe në intervistë e keni njollosur kështu në një libër që është i tillë. Por, synimi yt dihet dhe Genci e di këtë që ju tentuat ta eliminoni ( ta vrisni)..dihet qartë ku është gjuajtur e djegur askona - vetura juaj dhe çka ka ndodhur pasi u dogj vetura në Radafc-Pejë më 4 janar 2003.. Pse u sulmua mobileria (Hysi) në objektin e galanit në Pejë në vitin 2007 z. Kelmendi nxitjet e tua financimet organizimet ne Krime besoj se shpejti do të vërtetohen nga drejtësia.. ato që i ke manipuluar tani po ju tregojnë edhe organeve të rendit që të gjithë ballafaqohen me ty sepse disa i manipulove disa mbeten në tentativë fal shkathtësisë së tyre e hetuan dinakërinë tënde një të afërme nuk do të keni mundësi ta Fshihni. Demaskimi juaj ka ndodhur me fakte të pamohushme se e vërteta vonon por një dit del në dritë. Njeriu me burrërinë me të poshtër dhe në të filluar është ai që i pret të marrëdhëniet me vepra të ulëta. z. Kelmendi ju jeni i tillë, ti mashtron, por nuk mashtrohesh pasi dihet mirëfilli kush qëndron pas teje ti e din edhe nga e ke fitu Nofken (pixho). Pas teje ka pasur planprogram të detajuar deri tani që të doli boja ( ngjyra) që nga viti 1992 je i tillë askënd nuk mund ta bindesh më se je një atdhetar. Koha po I dëhmon njerëzit e sojit tuaj.. Sa i përket Naim Miftarit edhe pse e ka keqpërdor uniformen e shtetit të  Kosovës është përjashtuar nga policia, kësaj herë po e kursej për hir të Rexhep Selimit..

Kjo shkresë është dërguar nga i dënuari Shaban Syla  përmes familjes së tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat