Daçiq thotë se, SHBA pas ndikimit të Beogradit ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

Aktuale

Daçiq thotë se, SHBA pas ndikimit të Beogradit ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

Nga: F. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se janë krijuar kushtet ndërkombëtare që kompromisi eventual mes Beogradit dhe Prishtinës të verifikohet dhe përjetoj garanci ndërkombëtare, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ai theksoi se janë krijuar kushtet ndërkombëtare, por Prishtina nuk do kompromis dhe pamundëson vazhdimin e dialogut.

"Janë krijuar kushtet ndërkombëtare që kompromisi eventual mes Beogradit dhe Prishtinës të verifikohet dhe përjetoj garancie ndërkombëtare, por tash për tash askush nuk di si do rrjedh situata, pasi Prishtina vazhdimisht ndryshon qëndrimet”, ka thënë Daçiq.

 Ai ka vlerësuar se raportet mes Kosovës dhe ShBA-ve “për një oktavë” janë më të ulëta, për shkak të refuzimit të Prishtinës për tërheqjen e taksave ndaj mallrave serbe, ShBA nuk kanë ndryshuar qëndrimin rreth pavarësisë së Kosovës, por pas ndikimit të Beogradit kanë ndryshuar qëndrimin dhe janë bind se pa kompromis nuk ka zgjidhje.

"Ata kanë kuptuar se janë ardhur në situatë ku Kosova shihet si pengesë e zgjidhjes përfundimtare.

Letra e dërguar sikurse anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan janë shenja se raportet janë në nivel shumë më të ultë se përpara, gjë që është porosi e qartë. Prishtina nuk dëshiron kompromis dhe nuk pranon kërkesat e ShBA-ve që pamundëson dialogun.

Për Serbinë është me rëndësi vazhdimi i dialogut pasi është moment për zgjidhje të qëndrueshme. Haradinaj e ka quajtur Mogerinin armik të Kosovës dhe jemi në situatë që Mogerini, Han dhe ShBA, Franca dhe Rusia janë pajtuar për kompromis”, ka thënë Daçiq.

Po këtë qëndrim nuk e ndajnë Gjermania dhe Britania, e cila tradicionalisht ka raport negative ndaj Serbisë, ndërsa Gjermania ka frikë se kjo do thoshte ndryshim i kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat