Pacolli u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit

Aktuale

Pacolli u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:16
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se është duke e ndjekur me dhembje situatën tragjike në aksidentin që ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup.

“Duke ndjekur me vëmendje situatën e aksidentit tragjik sonte në autostradën Shkup-Tetovë, në fshatin Llaskarcë. Lutem për të lënduarit, dhe i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat