Veseli: Duhet ta lëmë çështjen e pushtetit dhe ta mbrojmë shtetin

Aktuale

Veseli: Duhet ta lëmë çështjen e pushtetit dhe ta mbrojmë shtetin

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:27
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se duhet ta ruajnë partneritetin me SHBA-në dhe Perëndimin, por ai tha se “duhet ta ruajmë edhe partneritetin në vendimmarrjen e shtetit tonë, nuk duhet të dorëzohemi para Serbisë”.

Veseli ka thënë politikanët dhe udhëheqësit e Kosovës, duhet t’i lëmnë anash populizmat dhe të mendojnë me kokë të ftoftë.

“E kam propozuar suspendimin e taksës për 120 ditë, për çka e kam marr edhe përkrahjen e shteteve perëndimore”, tha Veseli dhe ka shtuar se në këtë çështje nuk duhet ta merr personale vetëm një njeri, dhe nuk bënë të lejohet vetëm një njeri që të merret më ketë çështje.

“Thërras të mençurit e mençur, që të na ndihmojnë, pasi janë disa ‘shumë të mençur’ që janë duke i dhënë zjarr kryeministrit, pasi interesi i shtetit tonë është me mbrojt shtetin... Të mos biem pre e pseodopatriotëve që po e dëmtojnë shtetin”, tha Veseli në një intervistë për RTK dhe shtoi se nuk bënë të bien në propagandën e atyre që po thonë se kabineti i Trumpit po e dëmton Kosovën, ndërsa Rusia po forcohet.

Veseli po ashtu theksoi se Kosova është shtet i pavarur, dhe shkon në dialog me Serbinë si shtet, kurse ripërsëriti se nuk do të ketë marrëveshje që cenon territorin e  Kosovës.

“Në plan është ruajtja, e Kosovës, zhvillimi ekonomik ndërmarrësia. Kryeministri e ka mbështetjen time të plotë, që ta qojë qeverisjen deri në fund, që ta ruajmë partneritetin tonë të plotë me SHBA-në. Duhet ta lëmë çështjen e pushtetit dhe ta mbrojmë shtetin. Ne jemi më SHBA-në, ne do ta mbrojmë Kosovën, nuk do të ketë asociacion me kompetenca të zgjeruara për serbët”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat