Ish mjeku i UÇK-së: Tregoni Ramushit, taksa e ndihmon idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Tregoni Ramushit, taksa e ndihmon idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës

Nga: G.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:43
Liri Loshi

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, ka thënë se Haradinaj nëse po mendon se me taksën po e pengon ndryshimin e kufijve, ai po i jep argument shtesë Vuçiqit që të mbrojë serbët e Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se duhet treguar Ramushit, pasi duket se nuk po e di, se taksa e ndihmon e Thaçit për ndarjen e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Nëse Ramush Haradinaj po mendon se përmes taksës po e pengon ndryshimin e kufijve të Kosovës, më duhet t’i them se fatkeqësisht, ai po e bën të kundërtën, sepse po i jep Vuçiqit një argument shtesë për mbrojtjen e serbve të Kosovës që deri tash nuk e ka pasur. Shqiptarët nuk mund t’ia imponojnë botës demokratike Kosovën e mbyllur ndaj Serbisë me pakicën serbe brenda! Taksa ndihmon edhe idenë e Hashim Thaçit për korrigjim-ndarjen e Kosovës. Ramushi duket se nuk po e kupton këtë. Tregoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat