Tmerrohen serbët, e quajnë akt të çmendur “Betimin ekonomik” kundër mallrave serbe

Aktuale

Tmerrohen serbët, e quajnë akt të çmendur “Betimin ekonomik” kundër mallrave serbe

Nga: F. B. Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 20:53
Betimi ekonomik

Shumë media në Serbi e kanë botuar “betimin ekonomik”,  që është bërë publik dhe aktuale në rrjetet sociale sot pasdite, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Shqiptarët e Kosovës kanë nisur një aksion bizar në rrjetin social kundër përdorimit të mallrave serbe të quajtur “Betimi Ekonomik” në të cilin ftohen qytetarët në bojkotimin e prodhimeve nga Serbia.

Kjo është bërë me promovimin në rrjetet sociale, që përbën një hap tjetër tutje nga taksa e deritashme 100 për qind në mallrat serbe, shkruan mediumi serb.

Betimi që po shpërndahet shumë në rrjetin social ka një përmbajtje të këtillë:

“Unë biri/ vajza jote Kosovë, betohem se që nga sot maksimalisht do të përkujdesem për nderin e shtetit tonë dhe nuk do të përdor më kurrë prodhimet nga Serbia.

Do ta bëjë këtë 100 për qind për shtetin tim, për prodhuesit lokal (vendor) dhe martirët që na sollën lirinë. Me këtë aktivitet do kontribuoj që të krijoj së paku 30 mijë vende pune në vit. Kush thyen betimin do të jetë i marruar gjithë jetën”, thuhet në tekstin e betimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat