Thaçi i kërkon falje Gani Gecit për komunikatën nr. 59 të UÇK-së - Bota Sot
Thaçi i kërkon falje Gani Gecit për komunikatën nr. 59 të UÇK-së

Aktuale

Thaçi i kërkon falje Gani Gecit për komunikatën nr. 59 të UÇK-së

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:05
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur një ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka kërkuar falje ish-bashkëluftëtarit të tij, Gani Geci, për komunikatën e UÇK, numër 59, për ekzekutimin e tij.

“Mund të them se komunikata numër 59, që përmendet në opinion, siç e ka theksuar Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, i udhëhequr nga Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, është një komunikatë abuzuese, që nuk i takon UÇK’së”, ka deklaruar Thaçi.

Komunikata në fjalë “është nxjerrë pa aprovim dhe dijeni nga individë keqbërës”, ka thënë Thaçi.

“Është lënduar luftëtari i radhëve të para të UÇK’së, në kuptimin moral e kombëtar, Gani Geci, dhe familja e tij”, është shprehur Thaçi.

“Shprehi ndjesë dhe keqardhje që kjo gjë s’është sqaruar deri më tani”, ka deklaruar presidenti i vendit.

Më herët, Thaçi ka thënë se "kanë ndodhur abuzime të individëve me luftën, me emrin e UÇK’së".

"Janë lëshuar komunikata nga banhofa për ta përçarë UÇK’në, njerëzit e UÇK’së", është shprehur ai.

Kjo është bërë, sipas Thaçit, "për të krijuar konfuzion në oppnionin publik, por edhe për të cenuar njerëzit".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...