Ish-ministri i LDK-së: Taksa, vendim legjitim - Kosova s'do ta humbë përkrahjen amerikane - Bota Sot
Ish-ministri i LDK-së: Taksa, vendim legjitim - Kosova s'do ta humbë përkrahjen amerikane

Aktuale

Ish-ministri i LDK-së: Taksa, vendim legjitim - Kosova s'do ta humbë përkrahjen amerikane

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:30
Skender Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka folur për taksën prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vënë ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Hyseni ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se taksa ishte “vendim legjitim” në reagim ndaj politikës agresive serbe ndaj shtetit të Kosovës.

Megjithatë, Hyseni ka thënë se kanë dështuar hallkat e mbrojtjes dhe argumentimit për taksën.

Hyseni ka folur edhe rreth presionit me të cilin po përballet kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA “duhet të mbeten ato që kanë qenë gjithnjë, pavarësisht nga ndërrimi i administratave”.

“Për fatin tonë, në Uashington ka pasur gjithnjë përkrahje të fortë dypartiake për Kosovën”, është shprehur ai.

“Bile, as për Izraelin nuk ka harmoni më të fuqishme midis partive në Uashington sesa për Kosovën”, ka theksuar Hyseni në T7.

“Jam i sigurt se kjo (përkrahje) nuk do të humbet”, ka deklaruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...