Shefqet Krasniqi flet për një rast ku është përfolur se është kapur me armë nga policia

Aktuale

Shefqet Krasniqi flet për një rast ku është përfolur se është kapur me armë nga policia

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 00:18
Shefqet Krasniqi

Ish imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, për herë të parë ka folur edhe për një rast ku ai është përfolur se është kapur me armë.

Krasniqi, në “Debat Plus” ka thënë se asnjëherë policia nuk ka gjetur armë në makinën e tij, por ai sqaron një rast ku policia ka pasur dyshime.

“Shefqetit nuk i është zënë armë në makinë. Por, kam qenë duke ardhur me një mik timin rrugës dhe jemi ndalur pasi një bashkë udhëtar ka pasur nevoja fiziologjike. Në momentin kur ne jemi ndalur, policia ka hasur në dritat tona të makinës dhe kanë ardhur tek ne dhe na kanë identifikuar të gjithëve dhe ka përfunduar gjithçka”.

Hoxha sqaron më tej se pas disa ditëve policia e ka ftuar të japë një raport, dhe i kanë treguar më tej se njërit nga bashkudhëtarëve i janë përputhur gishtërinjtë me një armë të përdorur.

“Policia më thanë se njërit prej bashkudhëtareve të mi i kanë dalë gishtat në një armë të zënë. Policia kishte dyshime se mos ai ka dalë me armë nga makina. Unë u kam thënë se nuk mbaj përgjegjësi për të tjerët”, tregon më tej Shefqet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat